Zvicer

Referendumi në Zvicër, qytetarët votojnë për cilësinë e ushqimit

Qytetarët në Zvicër i janë drejtuar sot kutive të votimit, mbi referendumin e thirrur për të mbrojtur cilësinë e ushqimit. Ky referendum vjen si pasojë e disa skandaleve të ndodhura në vitet e fundit mbi cilësinë e mishit apo produkteve të tjera, duke reflektuar interesin në rritje të konsumatorëve sesi prodhohet ushqimi. Sistemi i demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës do të thotë që aktivistët thjesht duhet të mbledhin 100,000 firma, për të siguruar një votim mbarëkombëtar për një çështje politike. Propozimi i parë, i quajtur “fair food” kërkon më shumë mbështetje nga qeveria për produkte të qëndrueshme dhe miqësore ndaj kafshëve, si edhe etiketa më të detajuara në mënyrë që konsumatorët të dinë se çfarë po konsumojnë.

Zvicerani që shet kavanoza me ajër nga Alpet

Mos keni ndoshta 97 $ tepër që s’ju duhen? Me ato para mund të blini tani një kavanoz me ajër të freskët mali nga Zvicra. John Green ka filluar të mbledhë ajrin e Alpeve dhe ta shesë atë online, duke thënë se “ajri i maleve është si shampanja, kështu që vendosa që më mirë të filloj ta shes.” I lindur në Londër, Green thotë se ai banon në Zvicër prej 20 vitesh. MountainAirFromSwitzerland.com, është faqja e internetit ku bëhet shitja e kavanozëve në tri madhësi. Një kavanoz 0,5l (≡0.125 galon) kushton $97, ai 1 l(≡0.25 galon), $167 dhe ai 2,8 l (≡3/4 galon) kushton $247.

Zvicrës po i mbaron dëbora!

Shtetit të famshëm për rezortet e skive dhe peisazheve të bukura malore sidomos gjatë stinës së dimrit, po i mbaron dëbora, një fakt ky shumë shqetësues dhe i verifikuar gjatë kohëve të fundit. E gjithë kjo situatë që po ndodh në Zvicër është si pasojë e goditjes së rëndë që ky shtet ka marrë nga ngrohja globale. Sipas satelitëve shtetërore të vendosur në të gjithë territorin, Zvicra ka humbur rreth një të pestën e sasisë së borës së tij gjatë 12 viteve të fundit, si pasojë e ngrohjes globale.