10 mijë palë këpucë në Sheshin Republika në Paris

10 mijë palë këpucë u vendosën në sheshin “Republika” në Paris në shenjë proteste pas anulimit të një marshimi masiv për ndryshimet klimatike, të anuluar sipas autoirteteve për shkak të frikës për ndonjë sulm të mundshëm.

Ky marshim, sipas autoriteteve franceze, pritej që të bënte bashkë mbi 200 mijë vetë në rrugët e Parisit. Drejtorja ekzekutive e AVAAZ, njërës prej organizata që qëndron pas instalacionit të këpucëve, Emma Ruby-Sachs, tha se edhe pse marshimi u anulua ata e arritën qëllimin e tyre, të dëgjohen në një kohë që në Paris janë mbledhur liderët botërore, ekspertë e specialistë nga mbi 200 vende të botës, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për ndryshimet klimatike.

Ky është marshimi më i madh i organizuar ndonjëherë për klimën në histori, duke nisur që nga Sydney, Melburni dhe Brisbane. 5 mijë vetë kanë protestuar në shi dhe mot të ftohtë në Edinburg. Nga San Paolo në Sidnej,785.000 njerëz mbushën rrugët në më shumë se 2300 tubime në 175 vende,të bashkuar së bashku në një zë duke kërkuar një të ardhme me energji 100% të pastur për të ruajtur gjithçka që duam.

I Dërguari i Papa Françeskut tha për turrmën se Papa është me shpirtin e qindra mijërave njerëzve, dorë më dorë me të varfërit dhe ata që kërkojnë drejtësi klimatike.

Në adresën e tij të hapur për liderët botërorë Sekretari i Përgjithshëm i OKBsë Ban Kii moon theksoi:”Njerëzit nga e gjithë bota po lëvizin.Ata janë mbledhur nëpër rruge dhe qytete në mbarë botën në një turmë masivizuese për ndryshim. Ata presin që secili nga ne të tregojë mbështetje për këtë aktivitet. Historia po na thërret.”

Përpos mesazheve të mësipërme këpucët në shenjë simbolike janë dhuruar edhe nga Papa Françesku dhe nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon.

Marshimi për Klimën Globale u shoqërua me qindra lajme kryesore duke mbushur faqet e para të gazetave më të mëdha në të gjithë botën.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network