Të bësh ferma në mes të shkretëtirës

Shkretëtira Wadi Rum, në Jordaninë jugore, afër kufirit me Arabinë Saudite, është një peisazh aq i pazakontë saqë shpesh quhet “Lugina e Hënës”. E tëra me rërë të kuqe, kjo luginë është e rrethuar nga malet prej graniti dhe guri ranor. Në rreth 720 kilometra të kësaj zone ka gryka të ngushta, harqe natyrore, shkëmbinjë të lartë të rrëpirë, shkarje masive e shpella. Për shkak se është shumë e thatë, edhe bimësia në të është shumë e rrallë. Megjithatë, vitet e fundit kjo zonë po shndërrohen në sipërfaqe të punuar bujqësore.

Madje edhe beduinët që jetojnë në rajonin Wadi Rum janë të përfshirë në këto projekte, të cilat duket të kenë një të ardhme shumë të ndritshme.

Ndonëse zgjedhja e Wadi Rum-it për mbjelljen e kulturave bujqësore duket e çuditshme, nën këtë shkretëtirë gjenden rezerva të mëdha të ujit, të cilat depërtojnë edhe deri thellë në territorin e Arabisë Saudite. Fermerët në Rum e nxjerrin këtë ujë dhe me të e ujisin tokën e shkretëtirës në të cilën mbjellin  perime, drithëra dhe bimë foragjere, përfshirë patëllxhana, lakra, fiq, patate, kungulleshka, domate dhe perime të tjera.

Fermat organike në shkretëtirën Wadi Rum, përdorin të njëjtën teknikë të ujitjes dhe kultivimit siç kanë bërë egjiptasit dhe nabataenët e lashtë, e cila edhe pas kaq shumë shekujsh ende jep rezultate fantastike. Në një thellësi prej 30-400 metra në tokë nxirret uji me të cilin përmes platformave të pjerrëta lëvizëse me vrimëza, ujiten fushat me diametër rrethor prej 78 hektarësh.

Në një thellësi prej 30-400 metra në tokë nxirret uji me të cilin përmes platformave të pjerrëta lëvizëse me vrimëza, ujiten fushat me diametër rrethor prej 78 hektarësh.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.