• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Ngjyra dhe madhësia e trupit të milingonave lidhet me mjedisin ku jetojnë

Ngjyra dhe madhësia e trupit të milingonave lidhet me mjedisin ku jetojnë

Të verdha apo të zeza, të mëdha apo të vogla? Ngjyra dhe madhësia e trupit të milingonave ka një lidhje të fortë me mjedisin ku jetojnë Studimi i kryer nga një universitet në Liverpool për milingonat në tri kontinente të ndryshme zbuloi ndikimin e madh që ka mjedisi në ngjyrën dhe madhësinë e trupit të milingonave. Rezultoi se ngjyra dominuese dhe madhësia mesatare e trupit mund të ndryshojë nga viti në vit në varësi të temperaturave. Milingonat janë gjallesa me gjak të ftohtë dhe aktiviteti i tyre metabolik varet nga temperaturat e mjedisit që i rrethon.

Studimet e mëparshme për zona të caktuara dhe lloje të veçanta treguan se llojet me gjak të ftohtë me përmasa më të mëdhaja trupiore dhe ngjyra më të errëta e kishin më të lehtë për të jetuar në vende të ftohta. Trupat e mëdhënj e ruajnë nxehtësinë ndërsa ngjyra e zezë i ndihmon të fitojnë më shpejt nxehtësinë trupore sesa llojet e tjera me lëkurë më të zbehtë. Këto dy cilësi duke u kombinuar më njëra tjetrën i ndihmojnë speciet me gjak të ftohtë të jenë më aktive për një kohë më të gjatë në vende me temperatura të ulëta.

Hulumtuesit e Universitetit të Shkencave Mjedisore donin të testonin nëse idea mbi rregullin e ndikimit të mjedisit në tiparet fizike shfaqej në zona të mëdha gjeografike. Ata mblodhën dhe analizuan informacion mbi madhësinë dhe ngjyrën e trupit të milingonave në 14 male të ndryshme nga vende si: Afrika eJugut, Amerika e Jugut dhe Australia. Në disa nga këto vende u bënë studime në mënyrë të përsëritur deri në 7 vjet. Kjo shumëllojshmëri e lartësive dhe gjerësive gjeografike siguroi një gamë të gjerë të temperaturave të ambientit të jashtëm (nga 0.5 në 35°C).

Ata zbuluan se sa më të ulëta të ishin temperaturat e jashtme, aq më të mëdha dhe të errëta ishin trupat e milingonave dhe e anasjellta. Si pasojë, komunitetet e milingonave në vendet si Poli i Jugut, ose afër majave të maleve, ku ishte ftohtë, tentonin të ishin të errëta dhe të mëdha. Në vendet e ngrohta speciet e milingonave ishin më të vogla dhe me ngjyrë më të hapur.

Këta studiues zbuluan gjithashtu se ky efekt varej shumë edhe nga sasia e rrezatimit UV – B i cili ishte i pranishëm në habitat. Melanina, pigment i cili i jep ngjyrën e errët lëkurës së trupit, ndihmon gjithashtu në mbrojtjen nga efekti i dëmshëm që kanë këto rreze. Kjo shërben si një barrierë ndaj rrezeve të dëshme të diellit. Në Australinë Qendrore, ngjyra e trupit të milingonave është e errët në mënyrë që të mbrohet nga rrezatimi i lartë UV – B. Zakonisht, milingonat këtu duhet të kishin ngjyrë të zbehtë për të pasqyruar diellin e fortë të shkretëtirës.

Interesante është që të njejtat modele janë parë ndër vite dhe studimi ka treguar se me ndryshimet e temperaturave ndër vite ka ndryshuar edhe komuniteti i milingonave. Milingonat me ngjyrë trupi të errët kanë qenë më të përhapura në mjedise të ftohta, ndërsa ato më ngjyra të zbehta në mjedise të ngrohta.

Dr. Tom Bishop, i cili drejtoi këtë studim, shprehet: “Rezultatet e punës sonë kanë dy pika kryesore. E para, ështe se mjedisi ka një ndikim vërtetë të fortë mbi identitetin e llojeve të milingonave që ju mund të gjeni në një vend të caktuar – kjo lidhet me ngjyrën dhe madhësinë e këtyre llojeve të ndryshme. Së dyti, këto efekte mund të shfaqen në të gjithë kontinentet por gjithashtu edhe përgjatë periudhave të shkurtra kohore. Këto rezultate na ndihmojnë të kuptojmë pse llojet e milingonave janë të shpërndara në këtë mënyrë në botë, por gjithashtu nxjerr në pah se si ato i janë përgjigjur ndryshimeve klimatike. Për shembull në një planet të ngrohtë, ne do të prisnim mbizotërim të milingonave të vogla dhe të zbehta të ngjyrë dhe kjo ka efekte të ndryshme në ekosisteme pasi milingona të ndryshme kanë funksione të ndryshme.”

Bashkëautori dhe ekologjisti nga Liverpool, Dr. Kate Parr, shtoi se: “Studimi ynë mund të aplikohet në shumë insekte të tjera apo lloje me gjak të ftohtë dhe mund të shpjegojë diversitetin global të ngjyrave dhe madhësive të trupit.”

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.