Dioksidi i karbonit atmosferik arrin nivele rekord

Sasia e dioksidit të karbonit në atmosferë është rritur dy vitet e fundit me një ritëm të pashembullt, edhe pasi zyrtarë të administratës Trump zbehin rëndësinë e një shifre, të cilët shumë shkencëtarë klimatikë e konsiderojnë si shqetësuese. Dioksidi i karbonit i matur në Observatorin Atmosferik me Bazë në Mauna Loa në Hawaii arriti 405.1 ppm (pjesë për milionë) vitin e kaluar, lajmëroi Administrata Oqeanike dhe Atmosferike Kombëtare (NOAA). Kjo është një rritje prej 3 ppm, e cila është e barabartë me rekordin e 3 ppm të vitit 2015.

Ajo shënon pesë vite të njëpasnjëshme të rritjes së nivelit të dioksidit të karbonit prej minimalisht 2 ppm, një normë rritjeje e pashembullt, tha Pieter Tans, shkencëtari drejtues në Rrjetin Global të Referencave për Gazet Serrë të NOAA.

“Norma e rritjes së nivelit të dioksidit të karbonit gjatë dekadës së fundit është 100 deri 200 herë më e shpejtë se sa përjetoi Toka gjatë kalimit nga epoka e akullt,” tha Tans. “Ky është një shok i vërtetë për atmosferën.”

Kjo shifër është shumë domethënëse sepse sasia e dioksidit të karbonit në atmosferë ishte 280 ppm nga rreth 10,000 vite më parë deri në fillimin e Revolucionit Industrial. Mesatarja globale mujore kaloi mbi 400 ppm për herë të parë në Mars të vitit 2015 dhe tani po rritet me një ritëm më të shpejtë, sipas hulumtuesve të NOAA. Për më tepër, shkarkimet e karbonit qëndrojnë në atmosferë për vite me radhe, kështu që edhe pse është ulur niveli i disa shkarkimeve gjatë viteve të fundit, niveli mesatar global vazhdon të ngjitet. Në vitin 1960, këto nivele ishin rreth 300 ppm, duke sugjeruar një rritje të papritur në një periudhe kohe relativisht të shkurtër që nga ai vit. Kjo do të thotë se nivelet e dioksidit të karbonit janë rritur ndjeshëm me më shumë se 40 përqind në jetëgjatësinë e shumë njerëzve në Tokë, tha Ralph Keeling, drejtori i Programit të CO2 të Scripps dhe një ekspert i gazeve serrë. Keeling, babai i së cilit, Charles David Keeling, ishte nismëtar i krijimit të sistemeve moderne të matjes së karbonit, tha se nivelet e dioksidit të karbonit do të vazhdojnë të qëndrojnë të larta, duke qënë se djegia e lëndëve djegësë fosile vazhdon të rritet, dhe se ato mund të arrijnë 410 ppm këtë vit ose vitin tjetër.

“Teksa ne shpresojmë, niveli i dioksidit të karbonit vazhdon të rritet gjithnjë e më tepër; është një sasi shumë e madhe dioksidi karboni krahasuar me atë çka patur atmosfera gjatë shumë, shumë mijëra vitev ose edhe qindra mijëra viteve,” tha ai.

Norma e lartë e rritjes së niveleve të CO2 u vëzhgua gjithashtu në 40 qendra të tjera në Rrjetin Global të Referencave për Gazet Serrë të NOAA-s. Për shkak të niveleve të CO2, nxehtësia ngec në atmosferë dhe në oqeane, duke shkaktuar rritjen e sipërfaqes së deteve, nxitjen e thatësirave përgjatë globit dhe rritjen e motit ekstrem, ndër shume efekteve të tjera të vëzhguara nga shkencëtarët.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.
Feed not found.

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network