Ndryshimet klimatike, Trump përmbys rregullat e Obamës

Presidenti amerikan Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv që përmbys rregulloret e epokës “Obama”, për frenimin e ndryshimeve klimatike. Urdhri ekzekutiv i pavarësisë energjetike pezullon një pjesë të masave të ndërmarra nga paraardhësi i Trumpit dhe promovon karburantet fosile. Mes nismave tashmë të shfuqizuara është edhe plani për energjinë e pastër, i cili u kërkon shteteve të reduktojnë emetimet e karbonit. Vendimi i administratës “Trump” është vlerësuar nga bizneset, por ka ngjallur kritikat e ashpra të aktivistëve ambientalistë.

Përpara se të nënshkruante urdhrin, numri një i Uashingtonit tha se ai do t’i jepte fund luftës për qymyrin dhe rregullave që vrisnin vendet e punës, siç u shpreh.

Gjatë fushatës ai u zotua të nxirrte Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja klimatike e Parisit, e arritur në dhjetor të 2015-s. Sipas Shtëpisë së Bardhë, rregullat e reja do t’i bëjnë energjinë dhe elektricitetin të përballueshme, të sigurta e të pastra, në mënyrë që të nxisin rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.

Por ambientalistët paralajmërojnë se pasojat, brenda dhe jashtë kufijve, do të jenë të rënda.

Urdhri i ri paraqet një ndryshim të thellë mes pikëpamjes së Barack Obamës dhe Trumpit për rolin që SHBA duhet të luajnë në mbrojtje të klimës dhe ndryshon dramatikisht qasjen e qeverisë ndaj rritjes së nivelit të detit dhe temperaturave, dy pasoja të ndryshimeve klimatike.

Sipas Trumpit, mbrojtja e vendeve të punës për amerikanët është më e rëndësishme se ndryshimet klimatike.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.
Feed not found.

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network