Ngrohja globale, protesta në SHBA kundër vendimit të Trumpit

Kundërshtarët e vendimit të presidentit Donald Trump për të flakur tej politikat e ndryshimeve klimatike të paraardhësit të tij thonë se do të ndërmarrin një fushatë publike dhe do të ndjekin rrugët ligjore për ta sfiduar atë. Kalifornia dhe Nju Jorku lëshuan një deklaratë të përbashkët, ku thonë se do të vazhdojnë betejën kundër ndryshimeve klimatike. Grupet ambientaliste janë lidhur me një grup avokatësh që të sfidojnë lëvizjen e Trumpit, që pritet të nxisë prodhimin e karburanteve nga fosilet.

Trump tha se dëshironte t’i jepte fund “rregullatorit që vriste vendet e punës”, teksa firmosi urdhrin ekzekutiv. Mbështetësit e tij besojnë se dhënia fund e këtyre rregullave të vendosura nga Barack Obama do të krijojnë mijëra vende pune në industritë e gazit, qymyrit dhe naftës. Guvernatorët e Nju Jorkut dhe Kalifornisë përmblodhën këndvështrimet e kundërshtarëve duke thënë se qëndrimi i Trumpit ishte “thellësisht i gabuar dhe injoron në mënyrë shokuese shkencat themelore”.

Në deklaratën e përbashkët, guvernatorët Jerry Brown i Kalifornisë dhe Andrew Cuomo i Nju Jorkut, që të dy demokratë, thanë se “me apo pa Uashingtonin, ne do të punojmë me partnerët tanë anembanë botës për të luftuar në mënyrë agresive ndryshimet klimatike dhe për të mbrojtur të ardhmen tonë”.

Dy shtetet kanë vendosur objektiva edhe më të rrepta për reduktimin e emetimeve të gazit nga sa kërkohet nga rregullorja e Obamës dhe kanë ndikim të gjerë në konvertimin e burimeve të rinovueshme të energjisë për prodhimin e elektricitetit.

Disa ekspertë besojnë se objektivi final i urdhrit ekzekutiv të Trumpit është thjesht përmbysja e legjitimitetit të Obamës.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.