8 arsye për të shpresuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike

Ndryshimet klimatike janë problemi më i madh që po kërcënon sot njerëzimin, jetën e egër dhe planetin. Nga temperaturat e larta deri tek kushtet ekstreme të motit, komuniteti në mbarë botën po e ndjen ndikimin. Por ne mund të krijojmë një të ardhme më të sigurtë dhe të qëndrueshme nëse punojmë së bashku për të rimenduar mënyrën se si prodhojmë dhe konsumojmë energji, ushqim, dhe ujë; si mbrojmë pyjet; dhe se si ndihmojmë njerëzit për të qenë të përgatitur për këto ndryshime të pashmangshme. Një detyrë e tillë mund të duket e madhe dhe e frikshme. Pavarësisht të gjithave, bërja e kësaj mund të kërkojë lëvizje të shpejtë dhe efektive nga çdo vend.

Megjithatë, nëse shohim më nga afër këtë çështje, ka arsye për shpresë. Ne kemi ndërmarrë një hap global për të adresuar ndryshimet klimatike – Marrëveshja historike e Parisit. Më poshtë jepen tetë arsye pse ka akoma shpresë për luftën kundër këtij kërcënimi:

1. Rreth 200 vende kanë adaptuar një plan global për të frenuar ndryshimet klimatike, i njohur si Marrëveshja e Parisit. Vendet do të bëjnë takime të përbashkëta çdo pesë vjet për të qenë kohorent.

2. Në SHBA, më shumë se 1000 biznese, 250 kolegje dhe universitete dhe 75 kryetarë kanë ndërmarrë veprime për klimën. Ata janë thirrur në Uashington për të mbështetur Marrëveshjen e Parisit.

3. Më shumë se 500 kompani në SHBA kanë si qëllim të reduktojnë ndotjen. Përpjekjet e tyre janë ekuivalente me mbylljen e 40 impianteve që punojnë me qymyr.

4. 65 kompani Amerikane kanë premtuar të furnizojnë me energji të rinovueshme operacionet e tyre – ekuivalente me furnizimin me energji për 4.8 milion shtëpi Amerikane, dhe kanë inkurajuar edhe kompanitë e tjera t’i bashkohen kësaj nisme.

5. Më shumë se 60 qytete në SHBA kanë vendsour objektiva për reduktimin e shkarkimeve. Reduktimi i shkarkimeve nga këto qytete është një hap i madh për luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe e nevojshme për sigurinë energjitike të Amerikës dhe mirëqenien ekonomike.

6. 187 vende, 3000 territore dhe miliona njerëz fikën dritat e tyre gjatë Orës së Tokës 2017, lëvizja më e madhe botërore për ndryshimet klimatike.

7. Më shumë se 3.3 milion Amerikanë janë punësuar në sektorin e energjisë së pastër.

8. Njerëzit në të gjithë botën po mbështesin sëbashku veprimet për ndryshimet klimatike. Në 29 prill 2017, mijëra persona do të marshojnë në Uashington, DC, dhe vende të tjera në mbarë botën për të treguar që ata mund të krijojnë një të ardhme për energjinë e pastër dhe mund ta mbrojnë planetin tonë.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.