Llambat inteligjente që ulin konsumin

Kompania AT&T, pasi prezantoi programin “Smart Cities” në CES 2017 në Las Vegas, do ta vërë në jetë projektin e saj në qytetin e San Diegos. Projekti i kompanisë AT&T është shumë ambicioz: të vendosë llamba inteligjente në çdo cep të qytetit. Kompania e telekomunikacioneve e kishte prezantuar programin e saj “Smart Cities” në Consumer Electronics Show në Las Vegas 2017 dhe tani duket se do që t’i testojë në San Diego. Llambat inteligjente përveçse do të reduktojnë konsumin, do të monitorojnë trafikun, parkimet, cilësinë e ajrit, madje edhe ngjarjet kriminale.

Kompania AT&T ka firmosur një marrëveshje me General Electric në Shtetet e Bashkuara për të instaluar pajisjet e saj CityIQ nëpër qytet, duke nisur që nga San Diego. Objektivi është optimizimi i konsumit të energjisë elektrike. Por falë edhe sensorëve të veçantë mund të monitorohet trafiku, parkimet, cilësia e ajrit dhe madje edhe ngjarjet kriminale. Investimi do t’i kushtojë 30 milionë General Electric dhe do të jenë rreth 14 mijë pajisje inteligjente që do të instalohen vetëm në San Diego.

Sipas studimeve të para të AT&T, pajisjet do të kursejë energjinë në një shifër që shkon më shumë se 2,4 milionë dollarë. Për më tepër, sensorët do të lejojnë ndërveprimin me teknologji të ndryshme të Internet of Things, të pranishme në qytet. Kompania ka bërë të ditur se ka përdorur sistemet më të sofistikuara për sigurinë në ndërtimin e CityIQ.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network