Brexit: Grupet e gjelbra apel për ruajtjen e standardeve mjedisore

Grupet mjedisore kanë nxitur kryeministren britanike për të shmangur zbutjen e legjislacionit mbi ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e botës së egër pas Brexit. Letra, e nënshkruar nga WWF, Greenpeace dhe të tjerë, thotë se nevojitet një veprim për të ndaluar degradimin e vazhdueshëm mjedisor. Qeveria britanike ka thënë më parë se do ta linte mjedisin në një gjendje më të mirë për brezat e ardhshëm. Por letra paraqet shqetësime se Brexit mund t’i detyrojë ministrat të shkelin premtimet e tyre.

Raportet e gazetave, të bazuara në dokumenta të demaskuara, kanë propozuar se tregtia dhe rritja mund të prioritizohen, në koston e përpjekjeve për trajtimin e ngrohjes globale dhe tregtinë e jashtëligjshme të botës së egër. Një përfaqësues i qeverisë tha se angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar për mjedisin ishte më i fortë se kurrë. Përfaqësuesi tha se dokumentet e përmendura në media ishin “shënime josekrete” të vjetra, të bazuara në një konferencë të disa muajve më parë.

Në letrën e aktivistëve thuhet: “Ne jemi të alarmuar nga raportet e fundit të medias, që propozojnë se angazhimet e Mbretërisë së Bashkruar për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe dhënies fund të tregtisë së jashtëligjshme të botës së egër mund të zbuten për të siguruar marrëveshjet tregtare pas Brexit-it.”

 “Për të qenë një komb i madh në tregtinë globale, Mbretëria e Bashkuar duhet të mbajë premtimet për mjedisin dhe klimën dhe të respektojë angazhimet tona ndërkombëtare. Në këtë mënyrë ne do të ndihmojmë të ndërtojmë një të ardhme më të gjelbër, më të mirë dhe më të frytshme për të gjithë, në vend që të bëjmë garë të pandershme në kurriz të mjedisit.”

Grupet aktiviste që kanë nënshkruar letrën përfshijnë WWF, the Born Free Foundation, Cafod, Friends of the Earth, Greenpeace dhe Oxfam. Një numër personash publikë janë gjithashtu ndër nënshkruesve: ata përfshijnë Andy Murray, Anna Friel, Will Young, Lord Stuart Rose dhe ambientalisti Sir Crispin Tickell.

“Një pjesë e madhe e aktivistëve mjedisorë vijnë nga BE, - ndoshta kemi strukturën mjedisore udhëheqëse botërore. Kështu që teksa Mbretëria e Bashkuar largohet nga BE, rreziku eshtë se disa nga këto mbrojtje nuk përfshihen në legjislacionin e Mbretërisë së Bashkuar,” Trevor Hutchings, drejtor i mbrojtes në WWF-UK i tha BBC News.

Këto ligje mbrojtjeje përfshijnë një paketë legjislative për të siguruar që BE të arrijë objektivat e klimës dhe energjisë për vitin 2020. Ai tha se institucionet e BE gjithashtu siguruan një sistem strikt të përgjegjësisë, në mënyrë që të mund të kërkohet vendosja e gjobave nëse shtetet anëtare nuk do të mbanin detyrimet e tyre për mjedisin. Ai shtoi se kjo gjë nuk përfshinte vetëm memorandumet e lartpërmendura, por gjithashtu publikimin e planit 25-vjeçar të qeverisë për natyrën në Angli dhe të Planit të Rritjes së Pastër mbi uljen e çlirimeve të dioksidit të karbonit, gjë e cila sipas Hutchings, pritej para marsit të këtij viti. Disa vëzhgues brenda komunitetit evropian kanë shprehur shqetësimin se çështjet e gjelbra mund të bëhen gurë shitblerjeje në përpjekjen për të siguruar marrëveshje tregtie.

“Rregulloret dhe standardet mjedisore përbëjnë të ashtuquajturat barriera tregtie pa tarifa, ashtu siç mund t’i perceptojnë disa njerëz,” tha z. Hutchings.

“Ndoshta nuk është çudi që këto barriera pa tarifa mund bëhen pika qendrore të negociatave për marrëveshjet e tregtisë me vendet që kanë standarde më të ulëta. Kjo është frika, edhe pse nuk kemi prova të qarta të një rasti të tillë.”

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network