• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Më shumë se ¼ e zogjve në Britani po përballet me rrezikun e zhdukjes

Më shumë se ¼ e zogjve në Britani po përballet me rrezikun e zhdukjes

Më shumë se ¼ e zogjve në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë shpendin detar, bilbilin dhe kojlikun e madh, kërkojnë përpjekje urgjente për t’i ruajtur dhe për të siguruar mbijetesën e tyre, sipas studimit më të ri për zogjtë në Mbretërinë e Bashkuar. Që prej studimit të fundit të vitit 2009, rreth 15 specie të zogjve i janë shtuar “listës së kuqe”, një kategori e cila tregon specie që janë në rrezik zhdukjeje ose janë duke përjetuar rënie në numrin e popullatës gjatë viteve të fundit. Numri i përgjithshëm i specieve në listën e kuqe është tashmë 67 nga një numër i përgjithshëm prej 247.

Në krye të kësaj liste, tetë specie janë konsideruar në rrezik total zhdukjeje: lajmëtari i furtunës, kryekuqja e mjeme, rosaku i detit, rosa e zezë krahëbardhë, kredharaku me veshë, shpendi i detit, turtullesha dhe paludicola.

“Nëse shqyrtojmë të gjithë raportet nga 1999, mendoj se ky raport është më alarmanti”, u shpreh David Noble, një nga autorët e studimit mbi gjendjen e zogjve në Britani dhe ekologjisti kryesor për monitorimin në Fondacionin Britanik për Ornitologjinë (BTO).

Noble u shpreh se kanë ndikuar një shumëllojshmëri faktorësh në rritjen e numrit të specieve të zogjve të rrezikuar, duke përfshirë përdorimin e tokës, të tilla si shpyllëzimet apo kullimet për bujqësinë, dhe rritja e numrit të grabitqarëve si p.sh. dhelprave. Ai gjithashtu theksoi se ndikimet e ndryshimeve klimatike po ndikojnë në migrimin e zogjve.

Raporti u prodhua nga Shoqëria Mbretërore për Mbrojtjen e Zogjve (RSPB), BTO dhe Fondacioni për Shpezët dhe Ligatinat, në bashkëpunim me organet ligjore të ruajtjes së natyrës në Britani.

Ky raport ka grumbulluar materiale nga studime të tjera dhe nga vëzhgimet që u janë bërë zogjve për statusin aktual.

Ka një shqetësim në rrethin e konservatorëve për kojlikun e madh, lejlekun më të madh në Evropë, popullata e të cilit është zvogëluar me 64% nga 1970 në 2014 në Britani, për shkak të humbjes së habitateve. Britania mbështet më shumë se 27% të populates botërore të kojlikut të madh, dhe për shkak të këtij kërcënimi në shkallë botërore, u krijua një plan hulumtimi për të ndihmuar që të kuptohen më mire shkaqet e rënies së numrit të kësaj specie.

“Kojlikët e mëdhenj janë një ndër speciet më karizmatike dhe më të rëndësishme.”

Në këtë raport ka lajme të mira për disa specie duke përfshirë shqiponjën e artë, ku numri I tyre është rritur me 15% që prej vitit 2003, dhe për cerlën gushëgjelbër ku numri i çifteve ka shkuar 1000 nga 118 që ka qenë në 1989ën. Një histori tjetër suksesi është edhe huta kuqalashe, e cila më parë ka qenë një ndër specie më të rrezikuara në Britani, ndërsa tashmë ndodhet në listën e gjelbër – me nivelin më të ulët për rrezik – pas shumë vitesh përpjekje nga konservatorët.

Përmirësimi i gjendjes së popullatës për hutën kuqalashe dhe shqiponjën e artë ka të bëjë me një rindërtim të ngadaltë të këtyre popullatave, të cilat asgjësoheshin nga sulmet e njerëzve për të marrë vezët e tyre.

Në rastin e hutës kuqalashe, monitorimi i foleve dhe vendosja e zogjve në zona të reja në Britani ishin arsyet për rikuperimin e kësaj specieje. Përveç këtyre sukseseve, disa lloje, të tilla si një lloj çafke dhe dallëndyshja e natës, kanë lëvizur nga lista e kuqe në listën portokalli. Speciet janë vendosur në kategorinë e dytë të rrezikimit, atë portokalli, nëse ata kërcënohen me zhdukje në Evropë apo kanë pësuar një rënie të moderuar të popullsisë apo habitateve. Rreth 22 specie të tjera kanë lëvizur nga lista portokalli në listën e gjelbër.

Llojet e shpendëve në Mbretërinë e Bashkuar klasifikohen në bazë të disa kritereve në tri kategori; lista e kuqe, portokalli dhe ajo e gjelbër.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network