Asteroidi i 19 prillit, më i madhi i viteve të fundit pranë Tokës

Të gjithë me kokën përpjetë, por pa asnjë rrezik, edhe pse asteroidi 2014 JO25, i cili do të kalojë me 19 prill, në orën 14:24 (me tonën), do të ketë një diametër largësie prej një kilometër dhe përfshihet në kategorinë e “Objekteve shumë të rrezikshëm”. “Por gjithsesi nuk përbën ndonjë rrezik”, – siguron astrofizikani italian Gianluca Masi, përgjegjës i “Virtual Telescope”. Shashka kozmike është më e madhja që i është afruar ndonjëherë Tokës në tre vitet e fundit dhe do të kalojë me një shpejtësi prej 1.8 milionë km nga planeti ynë. Shumë kuriozitet nga ana e astronomëve dhe të pasionuarve pas kësaj fushe.

“Asteroidi i fundit me përmasa të ngjashme, – kujton Masi, – ka kaluar pranë Tokës në vitin 2004 dhe ka qenë “Toutatis”, me një diametër 5.4 km. Asteroidi i madh i ardhshëm që pritet të përshkruajë rrugën e tij, do të shkëputet po brenda 2017-ës dhe do të jetë 1999 AN10″. Kalimi i afërt i 2014 JO25, është i parashikuar të kalojë në orën 14:24 europiane të datës 19 prill. Po këtë mbrëmje, duke nisur që nga ora 21:30, “do të mund të shihet qartësisht nga disa qytete evropiane”, – vazhdon Masi.

“Për ta parë, – përfundon astrofizikani, – do të jetë e mjaftueshme një palë dylbi. Asteroidi do të duket si një pikë e shndritshme në një lëvizje të shpejtë”.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network