A do të jetë 2017-ta vit kthese për energjinë në Kosovë?

Autoritetet në Kosovë thonë se janë duke ndërmarr hapa për të ndryshuar gjendjen në sektorin e energjisë, i cili që nga përfundimi i luftës përballet me sfida. Ata thanë se kjo pritet të bëhet përmes strategjisë së energjisë 2017-2026, me të cilën synohet ndryshimi rrënjësor i sistemit aktual të prodhimit të energjisë elektrike. Këto komente u bënë gjatë mbajtjes së forumit të dytë të nivelit të lartë për energji “Strategjia e Energjisë dhe Liberalizimi i Tregut”, me të cilën synohet të gjenden forma për të përmirësuar sistemin energjetik të Kosovës, që vazhdon të përballet me vështirësi dhe të varet nga prodhimi i termocentraleve të vjetra e të mbajtura keq, që nuk sigurojnë dot energji të mjaftueshme për vendin, janë të dëmshëm për mjedisin dhe detyrojnë shpesh investime në importe të shtrenjta.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se energjia mbetet një prej përparësive themelore të punës së qeverisë për të ardhmen e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. Ai tha se për të arritur këtë synim, duhet të fillohet me ndërtimin e termocentralit të ri.

“Përfundimi i suksesshëm i ndërtimit të këtij termocentrali, konsideroj se drejtpërdrejtë do të ndikojë në krijimin e kushteve afatgjata për zhvillim ekonomik dhe rimëkëmbje ekonomike, do të ofrojë kushte, të cilat do t’i sigurojnë investitorët e jashtëm dhe të brendshëm që ata mund të investojnë në Kosovë pa pasur problem burimin e energjisë elektrike dhe po ashtu do të sigurojë edhe qytetarët dhe bizneset tona këtu, se do të kenë furnizim të rregullt të energjisë elektrike”, tha kryeministri Mustafa. Ndërsa, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, tha se me gjithë përmirësimet e viteve të fundit, gjendja me energjinë elektrike në Kosovë mbetet ende e brishtë për shkak të termocentraleve të vjetra. Ai bëri thirrje që ky vit të jetë vit i energjisë duke punuar në përmbushjen e standardeve të Bashkimit Evropian për mjedisin.

“Krejt kjo ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, por po ashtu edhe me përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve në Kosovë. Krejt kjo e ndihmon Kosovën në arritjen e synimeve euro-atlantike. Miratimi i ligjeve të reja për energji elektrike si dhe strategjia për energji elektrike janë të arritura të rëndësishme për krijimin e themeleve për të gjitha zhvillimet në sektorin energjetik”, tha ambasadori Delawie.

Zyrtarët e qeverisë thanë se nëpërmjet reformave në sektorin e energjisë, synohet të shndërrohet i gjithë sistemi prodhues energjetikë dhe vënia e bazës së qëndrueshme për zhvillimin ekonomik dhe që pritet të sjellin investime prej rreth tre miliardë eurosh.

Autoritetet në Kosovë kanë përzgjedhur kompaninë amerikane Contour Global, të ndërtojë termocentralin e ri me forcë prodhuese prej 500 megavat orë energji elektrike që është rreth 70 për qind e prodhimit aktual në Kosovë dhe do të kushtojë një miliardë euro.

Sipas autoriteteve ndërtimi i termocentralit të ri pritet të fillojë në vitin 2017 dhe parashikohet të zgjas disa vjet.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network