Los Angeles: Uji i çezmës po aq i pastër sa uji në shishe

Banorët e qytetit mund të ndalojnë së paguari shishet dhe filtrat e ujit në shtëpi, sipas Departamentit të Ujit dhe Energjisë së Los Angeles. Në raportin vjetor të cilësisë së ujit të pijshëm, departamenti zbuloi se pothuajse 160 miliardë litra ujë të pijshëm siguruan, përmbushën ose tejkaluan të gjitha standardet e ujit të pijshëm për shëndetin, pastërtinë dhe sigurinë. Masat për të përmirësuar cilësinë e ujit përfshijnë investime të mëdha në infrastrukturën nëntokësore, duke përfshirë edhe fabrikën e dytë në ndërtim të dezinfektimit ultravjollcë të qytetit në Granada Hills.

“Ne po e bombardojmë ujin me energji pa asnjë lloj kimikati, pa ndonjë lloj tjetër klori,” tha Albert Rodriguez, përfaqësues i Departamentit të Ujit dhe Energjisë së Los Angeles. “Ky impiant heq të gjitha papastërtitë nga uji në nivel mikroskopik.”

Zyrtarë të departamentit thanë se cilësia do të vijë duke u përmirësuar me përfundimin e projektit në vitin 2020. Ata i inkurajuan klientët të konsiderojnë koston.

Uji i qytetit, çmimi i së cilit u vendos me gjysmë cent për galon, është më i lirë kur krahasohet me një galon uji në shishe, që mesatarisht kushton 1.22 dollarë.

Zyrtarët thanë se është diçka që shumica e konsumatorëve nuk e kuptojnë, me gati 40 përqind të banorëve të Los Angeles që blejnë ujë të pijshëm në shishe dhe një tjetër 20 përqind investojnë në pajisjet e trajtimit të ujit.

“Kurseni paratë tuaja,” tha Rodriguez. “Uji juaj i çezmës është aq i mirë sa uji në shishë, dhe ndoshta edhe më i mirë.”

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network