• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Asnjë nga industritë më të mëdha në botë nuk do të ishin fitimprurëse nëse do të paguanin për kapitalin natyror që përdorin

Asnjë nga industritë më të mëdha në botë nuk do të ishin fitimprurëse nëse do të paguanin për kapitalin natyror që përdorin

Nocioni i "eksternaliteteve" është bërë i njohur në rrethet mjedisore. Ai i referohet kostove të vendosura nga bizneset që nuk paguhen nga ato biznese. Për shembull, proceset industriale mund të vendosin ndotës në ajër që rrisin kostot e shëndetit publik, por publiku, dhe jo bizneset ndotëse, paguajnë faturën. Në këtë mënyrë, bizneset privatizojnë fitimet dhe reklamojnë kostot. Edhe pse nocioni është mjaft i nevojshëm, sidomos në përfshirjen e shqetësimeve ekologjike në ekonomi, unë gjithnjë kam patur rezervimet e mia për këtë gjë.

Ambientalistëve ditët e sotme u pëlqen të flasin në gjuhën e ekonomisë – sepse i bën ata të duken seriozë – por unë shqetësohem se mbulimi i këtij nocioni në një term teknik të ftohtë ka tendencën të ketë një efekt narkoze. Të kujton inkrementalizmin: rrit disa taksa këtu, forcon një rregullore atje, dhe institucioni industrial i fuqishëm mund të vazhdojë të gumëzhijë. Megjithatë, nëse e marrim idenë seriozisht, jo thjesht si një fenomen kontabiliteti por si një përshkrim të thellë të praktikave aktuale njerëzore , implikimet e saj janë mjaft revolucionare.

Një rapot i fundit i kryer nga konsulenca mjedisore Trucost, në interes të programit të Ekonomisë së Ekosistemeve dhe Biodiversitetit (TEEB) pyeti Trucost të mblidhte totalin e “kapitalit natyror të cilit nuk i është caktuar çmimi” të konsumuar nga sektorët e parë industrialë në botë. (“Kapitali natyror” këtu i referohet materialeve ekologjike dhe shërbimeve si, p.sh., uji i pastër ose një atmosferë e qëndrueshme, “që nuk i është caktuar çmimi” do të thotë që bizneset nuk paguajnë për t’i konsumuar ato.) Natyrisht, është një detyrë e madhe, bërja e saj kërkon një metodologji specifike që ndërtoi një radhë supozimesh. Por ajo shërben si një shtyllë drejtuese e rëndësishme, e cila tregon rrugën drejt së vërtetës mbi eksternalitetet.

Më poshtë është treguar se si zbërthehen këto kosto

Pjesa më e madhe e kostove të kapitalit natyror, çmimi i së cilit është i pacaktuar, vijnë nga shkarkimet e gazeve serrë (38%), e ndjekur nga përdorimi i ujit (25%), përdorimi i tokës (24%), ndotja e ajrit (5%), dhe mbetjet (1%).

Pra, sa nga këto na kushton neve? Së pari, kapitali total natyror, çmimi i së cilit është i pacaktuar, i konsumuar nga më shumë se 1,000 “sektorë rajonalë të prodhimit parësor global dhe të procesimit parësor” arrin në 7,3 trilionë USD në vit – 13 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vitit 2009. (Një “sektor rajonal” është një industri e caktuar në një rajon të caktuar – p.sh. kultivimi i grurit në Azinë Lindore).

Së dyti, s’ishte çudi, qymyri është armiku i racës njerëzore. Trucost mblodhi renditjet, si ato të ndikimeve mjedisore kryesore dhe ato të fajtorëve kryesorë industrialë. Kostoja e vetme më e madhe mjedisore? Gazet serrë të prodhuara nga djegia e zymyrit në Amerikën Veriore. (Kjo gjithashtu tregon se ç’makth i mëkatshëm është shpyllëzimi në Amerikën Jugore).

Është përsëri qymyri! Këtë herë qymyri i Amerikës Veriore është ngritur në renditje, në vend të tretë. Zbulimi i tretë i Trucost është “goditja vdekjeprurëse”.

Nga 20 sektorët kryesorë të rajonit të renditur sipas ndikimeve mjedisore, asnjë nuk do të ishte fitimprurës në qoftë se kostot mjedisore do të ishin të integroheshin plotësisht. Mendojeni për një çast: Asnjë nga sektorët kryesorë industrialë në botë nuk do të ishte fitimprurëse nëse do të paguanin mallin e tyre të plotë. Zero.

Kjo do të thotë, një sistem global industrial i ndërtuar mbi një truk. Siç thotë Paul Hawken, ne po vjedhim të ardhmen, duke e shitur atë në të tashmen dhe duke e quajtur PBB.

Kjo i kthehet asaj që po thoja në fillim. Nocioni i "eksternaliteteve" është kaq teknik, një term ekonomisti. Por raporti i UNEP-it bën të qartë se ajo që po ndodh sot është më shumë se disa gabime në kontabilitet aty-këtu. Distanca ndërmjet sistemeve të sotme industriale dhe sistemeve industriale vërtet të qëndrueshme - sisteme që nuk shpenzojnë mbi kapitalin e depozituar natyror, por që integrohen në rrjedhat aktuale të energjisë dhe materialeve - nuk është e një shkalle, por e një lloji. Ajo që nevojitet nuk është thjesht një kontabilitet më i mirë, por një sistem i ri global industrial, një mënyrë e re për sigurimin e mirëqenies njerëzore, dhe madje shpejt. Kjo do të thotë një revolucion.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network