• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Masaçusets: 20% rritje në riciklim pas kalimit në sistemin e diferencimit të mbetjeve në burim

Masaçusets: 20% rritje në riciklim pas kalimit në sistemin e diferencimit të mbetjeve në burim

Sipas Departamentit të Punëve Publike në Haverhill, Masaçusets, qyteti ka kursyer pothuasje 500,000 USD që pas vënies në përdorim të koshave të riciklimit dhe kamionëve të automatizuar vitin e kaluar, sipas raportit të gazetës “Eagle-Tribune”. Kamionët përbënin rreth gjysmën e këtyre kursimeve dhe pjesa tjetër vinte nga zvogëlimi me 17% i sasisë së mbetjeve, e cila u dërgohej Impiantit të Përpunimit të Burimeve i Haverhill në Kovanta. Si rrjedhojë, kjo solli një rritje prej 20% të sasisë së mbetjeve të riciklueshme të grumbulluara.

Që prej vënies në veprim të 21,000 koshave, kushtet e mbetjeve të hedhura në mjedise publike dhe vëzhgime të brejtësave, gjithashtu janë ulur ndjeshëm përgjatë qytetit.

Përvojat e Haverhill nuk janë domosdoshmërisht unike, por ato ofrojnë një shembull tjetër pozitiv për përkrahësit e sistemit të koshave për riciklim me një rrymë dhe një model zvogëlimi të bazuar te kostoja. Kur përballen me detyrimin për të paguar për çdo gjë që nuk përshtatet në koshat e tyre të mbetjeve, është e qartë se shumë banorë do të gjejnë një mënyrë për të ndryshuar zakonet e tyre në vend që të paguajnë më shumë për një qese shtesë.

Rezultatet e këtij qyteti të vogël mund të shërbejnë gjithashtu si frymëzim për komunat e tjera në një shtet që merret me zvogëlimin e mbetjeve, por ende nuk është dakord për një zgjidhje për arritjen e saj pas shumë vitesh diskutimi. Verën e kaluar, Senati Shtetëror i Masaçusets miratoi një projektligj që do t'u kërkonte komunave të zvogëlonin prodhimin e mbetjeve vjetore për frymë në 600 paund deri në korrik 2018 dhe 450 paund deri në korrik 2022. Përpjekjet e fundit për të arritur një kompromis për miratimin e plotë të projektligjit para fundit të seancës legjislative ishin të pasuksesshme dhe procesi tani duhet të fillojë sërish nga e para.

Për komunat e Masaçusetsit që ende përpiqen të zvogëlojnë shifrat e tyre për frymë, ky sistem ndarës mbetjesh me kosha mund të jetë një mundësi tërheqëse. E përkrahur pjesërisht nga financimi i granteve nga grupe të shumëfishta, kosha me një rrymë - shpesh të shoqëruara me disa lloje të sistemit “paguaj-teksa-hedh” - po bëhen gjithnjë e më popullore në të gjithë vendin.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network