• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Studimi, biçikleta ul rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës

Studimi, biçikleta ul rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës

Nëse dëshironi të jetoni më gjatë, të ulni rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, atëherë bëni mirë të përdorni sa më shumë biçikletën. Studimi më i madh mbi këtë çështje lidh përdorimin e dy-rrotakut me uljen me pothuajse 50 për qind të rrezikut të prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. “BBC’ thotë se studimi 5-vjeçar, ku u përfshirë 250 000 britanikë, po ashtu tregoi se ecja kishte shumë të mira në krahasim me përdorimin e shërbimit publik apo makinën personale.

Skuadra që kreu studimin në Glasgow tha se të shkuarit në punë me biçikletë nuk kërkonte vullnet të madh pasi bëhej pjesë e përditshmërisë – ashtu sikurse edhe palestra.

Studimi 5-vejçar, i publikuar edhe në “British Medical Journal”, krahasoi njerëzit që kishin një udhëtim aktiv me ata që kishin udhëtim statik. Në total, 2430 e atyre që ishin pjesë e studimit vdiqën, 3748 u diagnostikuan me kancer dhe 1110 vuanin nga sëmundje të zemrës.

Por, përgjatë kohës së studimit, përdorimi i rregullt i biçikletës e ulte rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me 41%, rrezikun e prekjes nga kanceri me 45 % dhe rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës me 46 %.

“Këto janë prova të qarta se kush udhëton në mënyrë aktive, veçanërisht me biçikletë, kishte më pak rrezik të prekej nga sëmundjet”, tha për “BBC News” Jason Gill, një prej shkencëtarëve të studimit.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network