Trump shpëton pesticidin toksik që helmoi disa fermerë

Nëse Presidenti Donald Trump po bën një luftë ndaj fermerëve në Kaliforni, ai është duke e fituar atë. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) i dha lejen përdorimit të një pesticidi të quajtur klorpirifat në bujqësi në mars dhe pastaj këtë muaj, kur të paktën 50 punonjës u ekspozuan ndaj pesticidit Vulcan, pjesë e të cilit është dhe klorpirifati si një përbërës aktiv, disa prej tyre vollën ose u ra të fikët. Një prej tyre duhet të shkonte në spital. Administratori i EPA-s Scott Pruitt mohoi një peticion i cili i bënte thirrje ndalimit të këtij pesticidi.

Më pas në Bakersfield të Kalifornisë një fermë spërkati Vulcanin në pemët e tyre të mandarinës e cila u transmetua në fermën Dan Andrews ku punëtorët që korrnin lakër filluan të ndiheshin të sëmurë. Grist tha se zyrtarët e Kern County nuk kanë përcaktuar ende nëse klorpirifat ishte me të vërtetë i pranishëm në pesticidin Vulcan, por si Grist dhe Kern e përshkruan klorpirifatin si një përbërës aktiv në Vulcan. Dokumentet e EPA-s nga shkurti 2017 gjithashtu i listuan klorpirifozat si përbërës aktiv në Vulcan. 12 punonjës raportuan simptoma me të përziera ose të vjella. Një personi i ranë të fikët dhe një tjetër shkoi në spital.

Kompania Kern raportoi se 12 punëtorë të tjerë nuk treguan simptoma, por më shumë se gjysma tjetër e punëtorëve ishin larguar përpara se ndihma mjekësore të arrinte. Zyrtarët e përshkruan Vulcanin si shumë toksik. Zyrtari për Marrëdhënieve me Publikun i Shëndetit Publik në Kern, Michelle Corson, kërkoi që ҫdokush i ekspozuar të kërkojë menjëherë vëmendjen mjekësore. Pra, pse, pikërisht, nuk ishte klorpirifati i ndaluar?

Duke i hedhur një vështrim shkencës, Pruitt me sa duket nuk mendonte se kishte prova të mjaftueshme për të ndaluar pesticidet, megjithëse sipas studimeve të shumta lidhet ekspozimi ndaj kimikatit të dëmshëm me IQ të ulur në fëmijët dhe defekte neurologjike. Zyra e Departamentit Amerikan të Bujqësisë në Drejtorinë e Politikave të Menaxhimit të Pesticideve Sheryl Kunickis e mbështeti vendimin e Pruitt. Ajo tha se ishte një lajm i mirë për konsumatorët, që do të thotë se ata do të kenë qasje më të madhe në fruta dhe perime. Me shumë gjasa ajo “harroi” të përmendte se klorpirifati mund t’i dërgojë njerëzit në spital.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network