• Kreu
  • Lajme nga bota
  • SHBA - Media amerikane: Trump do të tërhiqet nga marrëveshja për klimën

SHBA - Media amerikane: Trump do të tërhiqet nga marrëveshja për klimën

Sipas disa mediave amerikane, Presidenti Donald Trump do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Ndryshimet Klimatike, që nënshkroi në vitin 2016 Presidenti Barack Obama. Dje Presidenti u takua me kreun e Agjencisë për Mbrotjen e Mjedisit, dhe sipas njoftimeve, tashmë ai e ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga marrëveshja. Me hollësitë e realizimit të këtij vendimi do të merret kreu i agjencisë, Scott Pruitt. Marrëveshja synon ngadalësimin e ngrohjes globale, përmes pakësimit të çlirimit të dioksidit të karbonit nga djegia e fosileve dhe pakësimin e pasojave të tjera negative që sjellin ndryshime klimatike, si rritja e nivelit të deteve, thatësira dhe forma të motit ekstrem.

Presidenti Trump nuk pranoi ta nënshkruajë marrëveshjen gjatë takimit të G-7ës javën e kaluar me udhëheqës botërorë. Më parë ai ka thënë se ndryshimet klimatike janë një mashtrim i kinezëve.

Nëse Trump e vë në zbatim vendimin e tij për tërheqjen nga marrëveshja, Shtetet e Bashkuara do të jenë në një linjë me vende si Siria dhe Nikaragua, që nuk e kanë nënshkruar atë.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.