Klima: SHBA hedh poshtë kritikat

Shtëpia e Bardhë ka reaguar fort ndaj valës së kritikave pas bërjes publike nga Donald Trump, se SHBA nuk do të jenë më palë në marrëveshjen e klimës nënshkruar në Paris. Kreu i EPA-s, Pruitt thotë se klima ekzagjerohet. USA Pressesprecher - Scott Pruitt und Sean Spicer (Getty Images/AFP/B. Smialowski) Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kreu i Autoritetit Amerikan për Mjedisin (EPA) Scott Pruitt u shpreh se ky është një "vendim i guximshëm".

"Ne nuk kemi asnjë arsye të kërkojmë falje", tha ai, dhe akuzoi europianët se duan me këtë marrëveshje të dëmtojnë SHBA.

"Pse duan krerët europianë që ne të qëndrojmë aty? Ata e dinë se kjo do ta lidhë me pranga ekonominë tonë!", tha Pruitt, një përkrahës i fuqishëm i daljes së SHBA nga marrëveshja e klimës. Ai akuzoi për ekzagjerime zërat kritikë që nxjerrin në pah rreziqet ndryshimit të klimës. Lidhur me pyetjen, nëse Trump ndryshimin e klimës e sheh si "reale", kreu i EPA-s nuk donte të përgjigjej. Presidenti Trump bëri të ditur të enjten, se ai nuk do të zbatojë më detyrimet e marrëveshjes së klimës të nënshkruar nga 195 vende. Ai e cilësoi marrëveshjen e Parisit 2015 "të dëmshme". Kjo marrëveshje kushton vende pune dhe shkon në disfavor të vendit tim, tha Trump. Në të njëjtën kohë ai theksoi, se dëshiron bisedime të reja për një marrëveshje të përmirësuar të Parisit.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.