Vezët e prekura nga lënda toksike, alarmohet Evropa

Rreth një milion vezë të destinuara për në Gjermani janë kthyer nga kufiri me Holandën këtë javë. Vezët janë kthyer pasi u zbulua se përmbajnë nivele të larta të një insekticidi toksik të ndaluar nga përdorimi në prodhimin e ushqimit për konsum njerëzor, raporton gazeta britanike The Guardian në numrin e sotëm. Miliona vezë janë tërhequr edhe nga dyqanet dhe magazinat në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë. Gjithashtu janë mbyllur përkohësisht edhe rreth 180 ferma në Holandë dhe është nisur një hetim penal pasi autoritetet kërkojnë të zbulojnë shkallën e problemit.

Nga analizat që u janë bërë vezëve kanë dalë nivele të larta të insekticidit fipronil, një përbërës i zakonshëm në produktet veterinare për të hequr qafe pleshtat dhe morrat, por i cili ndalohet të përdoret për të trajtuar kafshët dhe shpendët e destinuara për konsum njerëzor.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, substanca shumë toksike mund të dëmtojë mëlçinë, gjëndrat tiroide dhe veshkat, nëse preket me sasi të mëdha me kalimin e kohës.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network