SHBA, kritika ndaj Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit

Grupe ambjentaliste kritikuan ashpër planet e adminsitratës së presidentit Trump për të shfuqizuar një rregullore të adminsitratës së para-ardhësit të tij Barak Obama, që parashikonte uljen e sasisë së gazeve të dëmshëm, që fajësohen për ngrohjen globale. Kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Scott Pruitt, tha se ai ka në plan të nënshkruajë sot një propozim për tërheqjen nga plani i administratës Obama, që synon të ngadalësojë ngrohjen globale.

Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Kentucky, një shtet jugor amerikan, ku industria e qymyrit ka pësuar humbje të mëdha të vendeve të punës, për shkak të rënies së kërkesës për qymyr dhe kufizimeve për centrale me qymyr.

Plani për Energji të Pastër i administratës Obama nuk ka hyrë ende në fuqi. Gjykata e Lartë e pezulloi atë vitin e kaluar, deri në marrjen e një vendimi për ligjshmërinë e tij.

Ndërkohë, vendimi i zotit Pruitt për shfuqizimin e këtij plani pritet të ndeshet me sfida ligjore nga grupet ambjentaliste dhe prokurorët e përgjithshëm të shteteve.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network