Malta mbylli zogjtë në kafaz, theu premtimin e BE

Malta hapi sezonin e saj te gjuetise, duke mbyllur zogjtë e egër në kafaz dhe duke shpërfillur kesisoj një premtim të saj pas se ciles ajo u anetaresua në BE.Ky shtet kishte premtuar se do nxirrte jashtë ligjit një praktikë të tillë për të cilën ka një proces të hapur dhe në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Tradita e kapjes së zogjve të egër për të mbajtur në robëri është thellësisht e rrënjosur në shoqërinë malteze. Gjuetarët përdorin zogj të gjallë për të “joshur” zogjtë e egër migrues që cilësohen shumë të çmuar për zërin e tyre.

Por kjo praktikë e ka ulur reputacionin e Maltës te organizatat mjedisore dhe ato për mbrojtjen e kafshëve dhe shpendëve. Por Malta për këtë cështje ka dhe një përballje në gjykatë. Zogjtë e egër mbrohen me ligj të veçantë nga BE,ndërsa Malta akuzohet edhe për mënyrën e kapjes së tyre me anë të rrjetave, një metodë kjo e palejueshme.

Pas ndalimit të praktikës në vitin 2009 për të respektuar Direktivën e Zogjve të BE-së dhe për të mbështetur një premtim të bërë para se të bashkohej me BE në 2004, Malta bëri një hap pas në 2013. Qeveria e sapozgjedhur e asaj kohe rihapi sezonin e gjuetisë.Por Komisioni Europian nuk u pajtua me këtë praktikë dhe në 2014 Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) tha se kjo praktikë duhet të ndalet. Aktgjykimi përfundimtar i GJED-së pritet të pasqyrojë këtë mendim në ditët në vijim.

Gjuetarët në Maltë i kanë kërkuar prej kohësh qeverisë të ndërhyjë pranë BE në përpjekje për të ndryshuar direktivën e zogjve dhe thonë se kjo kërkesë nuk duhet të refuzohet. Nicolas Barbara, menaxher i konservimit në BirdLife Malta, thonë se ndalimet duhet të zbatohen vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, siç është kur prania e zogjve në një aeroport përbën një kërcënim për sigurinë në komunikacionin ajror.

Megjithatë, Direktiva e Zogjve ka një klauzolë që lejon kapjen e një numri shumë të vogël zogjsh te egër, por nën kushte rreptësisht të mbikëqyrura dhe në mënyrë selektive.

Sezoni i gjuetisë do të zgjasë deri në 31 dhjetor dhe vendimi i GJED-së pritet në fillim të vitit 2018.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network