Tërmeti në kufirin Irak-Iran, mbi 330 të vdekur

Tërmeti 7.3 ballë që tronditi zonën kufitare mes Iranit dhe Irakut ka shkaktuar vdekjen e të paktën 339 personave dhe plagosjen e 2.800 të tjerëve. Autoritetet iraniane kanë deklaruar ndërkohë se 70 mijë persona të tjerë kanë nevojë për strehim. Shumica e viktimave janë nga provinca perëndimore e Iranit, Kermanshah, ndërsa 11 të tjerë humbën jetën në Irak, ku njerëzit braktisën shtëpitë dhe dolën në rrugët e kryeqytetit Bagdad.

“Isha ulur për të ngrënë darkë me fëmijët e mij, kur papritur ndërtesa filloi të lëkundej. Në fillim mendova se ishte një bombë, por më pas dëgjova njerëz që bërtisnin ‘tërmet, tërmet’”, ka treguar Majida Ameer, nënë e tre fëmijëve.

Agjencia iraniane e lajmeve “Isna” raporton se 2.530 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa shumica e viktimave janë nga qyteti Sarpol e Zahab, rreth 15 km nga kufiri.

Spitali kryesor i qytetit pësoi dëme të konsiderueshme materiale, duke vështirësuar kështu mjekimin e disa qindra të plagosurve.

Ndërsa shumë shtëpi në zonën malore janë ndërtuar me baltë dhe tulla dhe rrezikojnë të shemben në rast se një tërmet si ai i së djelës verifikohet sërish.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network