Pekin: Kulla që thith smogun dhe e kthen atë në diamante

Në një nga qytetet më të ndotura në botë, ekziston një kullë e cila thith smogun, e kthen atë në ajër të pastër dhe filtron grimcat e smogut në mënyrë që ato të shndërrohen në diamante. Kjo kullë ishte ideja e artistit holandez Daan Roosegaarde, pavarësisht përpjekjeve për të parë qytetin nga dritarja e një hoteli në Pekin, dendësia e smogut ishte aq e madhe sa nuk e lejonte dot ta shihte atë. Sipas të dhënave, ajri i ndotur ka ulur jetëgjatësinë e banorëve prej 15 deri në 16 vjet.

“Kjo nuk është e ardhmja e shkëlqyer që parashikojmë,” thotë Roosegaarde. “Ky është tmerri.”

Kështu, ai dhe ekipi i tij vendosën të ndërtojnë pastruesin më të madh të ajrit në botë, pikërisht këtë kullë.

Kulla e ndërtuar, e cila funksionon në Roterdam, Pekin, Tianjin dhe Dalian, grumbullon 30.000 metër kub ajër të ndotur në orë, e pastron atë plotësisht dhe më pas çliron ajrin e pastër. Ajo e kryen këtë proces nëpërmjet energjisë diellore. Kjo ka rezultuar shumë efektive, sepse ajri rreth kullës është 55-75 për qind më i pastër se në pjesën tjetër të qytetit.

Por pas filtrimit të ajrit, mbeteshin disa grimca të zeza, të përbëra nga karboni. Pas shtypjes së tyre, ato krijonin diamante. Pluhuri i smogut i filtruar nga kulla ngjishej për 30 minuta dhe shndërrohen në gurë të errët, të çmuar. Diamantet e prodhuar si rrjedhojë e këtij procesi përdoren më pas për të bërë unaza.

Por Pekini nuk është qyteti më i ndotur. Roosegaarde po planifikon të ndërtojë një kullë të tillë edhe në Indi, për të pastruar ajrin nga smogu dhe për ta pasuruar Delhin me diamante.

Ai gjithashtu është duke bashkëpunuar me OJQ-të, qeveritë, studentët, kompanitë e teknologjitë për të gjetur zgjidhje të tjera për reduktimin e ndotjes së ajrit.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network