COP23 - protesta: "Zoti na ndihmoftë"

Koha ka mundur të jetë më e mirë, por as koha nuk pengoi disa mijëra njerëz të demonstrojnë për një klimë më të mirë. Në qendër të Bonit të shtunën, me 11.11. në ora 11:11 filluan karnavalet tradicionale, ku ishin mbledhur rreth 200 njerëz. Ndërsa vetëm disa dhjetëra metra më larg ishin mbledhur edhe rreth 4000 persona, që demonstronin kundër ndryshimit të klimës dhe për ruajtjen e mjedisit. Prej të hënës së kaluar në Bon po zhvillohet konferenca më e madhe në Gjermani, pas Luftës së Dytë Botërore. Këtu janë mbledhur delegacionet e 196 vendeve si dhe Bashkimit Evropian.

Qëllimi i konferencës është vendosja e piketave për ruajtjen e mjedisit. Vendet janë obliguar të zbatojnë masat e parashikuara në Paris, që temperatura të mos rritet më shumë se dy gradë celcius. Por presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar ndërkohë se nuk do ta respektojë këtë marrëveshje.

Energjia bërthamore si alternativë?

Rreth 4000 persona kërkonin në Bon heqjen dorë nga përdorimi i thëngjillit, energjisë bërthamore dhe vajt. "Njerëzit janë të shqetësuar sepse politikanët kanë dështuar në realizimin e premtimeve për përmirësimin e klimës", thotë Dagmar Paternoga nga organizata Attac Germany dhe zëdhënëse e No Climate Change. Ajo tha se energjia bërthamore nuk mund të shihet si zëvendësim i thëngjillit dhe vajit, sepse kjo materie është e dëmshme për mjedisin dhe njerëzit.

Henning Garbers thotë se mbetjet atomike sjellin shumë rreziqe. Garbers banon afër deponisë atomike në Asse, ku në vitet 70-të janë futur rreth 100.000 fuçi me mbetje atomike. Ndërkohë kjo deponi nuk është shumë e sigurt dhe ajo mund të helmojë edhe ujin për pije. "Ne kërkojmë që qendrat bërthamore të mbyllen në tërë botën", thotë Garbers.

"Gjermania nuk po bën asgjë"

Edhe para një jave në Bon kanë demonstruar me mijëra njerëz, të cilët kanë kërkuar heqjen e thëngjillit nga përdorimi. "Ne mendojmë se Gjermania po bën shumë pak për ruajtjen e mjedisit", thotë Uwe Lipke nga organizata BUND, "Ne duam që zonja Merkel ta çojë përpara procesin e nxjerrjes së thëngjillit nga përdorimi."

Në vitin 2016 Gjermania ka prodhuar më shumë se gjysmën e energjisë nga burime të këtilla. Dagmar Paternoga thotë se është gabim pohimi se Gjermania është rojtarja më e madhe e mjedisit. "Qeveria federale nuk po bën asgjë. Emetimi i gazrave të dëmshme është shtuar madje."

Trumpi dhe klima

Pas dy orë shetitjeje nëpër qytet, demonstruesit e No Climate Change mbërritën para World Conference Center në Bon. Atje bën të qartë rolin negativ të presidentit amerikan për ruajtjen e mjedisit. "USA, Trump: Climate Genocide" - ishte mesazhi i tyre.

Me 2015 SHBA ka rënë dakord me marrëveshjen e Parisit për klimën. Por në pranverën e këtij viti Trumpi tha se nuk do ta zbatojë këtë marrëveshje, me fjalët se marrëveshja nuk është e mirë për SHBA. SHBA është shkaktari i dytë më i madh në botë i ndotjes së mjedisit, pas Kinës. Por SHBA do të jetë vendi i vetëm kundër kësaj marrëveshjeje, sepse në javën e parë të konferencës në Bon edhe Siria ka bërë të ditur se do ta nënshkruajë atë.

Presioni ndaj politikanëve

Ndaj demonstruesit në Bon thonë se bota duhet të jetë e bashkuar dhe të bëj presion ndaj politikanëve. "Ne duhet të bëjmë presion ndaj politikanëve, me qëllim që t'u përmbahen premtimeve të dhëna", thotë Dagmar Paternoga. Synimet e parashikuara me marrëveshje duhet të kuptohen seriozisht dhe të zbatohen. Ndonëse as qëllimet e parashtruara nuk mjaftojnë. "Nëse temperatuarat rriten sipas tempos së tanishme, Zoti na ndihmoftë", porositën demonstruesit.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network