SHBA dhe politikat mjedisore në 2017

Gjatë fushatës, Donald Trumpi premtoi se do të mbështeste sektorin e burimeve energjetike tradicionale si naftë, gaz e qymyrguri ndërkohë që ngriti dyshime lidhur me argumentet shkencore për ndryshimet klimatike. Politikat e tij që kur u bë president reflektojnë këto pikëpamje. Korrespondeti Steve Baragona i hedh një vështrim 2017-tës në lidhje me politikat energjetike dhe mjedisore të administratës Trump:

Ndër vendimet e para që mori Donald Trumpi pasi u bë president ishte riaktivizimi i planeve për dy tubacione nafte të anuluara gjatë administratës Obama. Presidenti Trump e prezantoi vendimin si një doktrinë të re për fuqizim energjetik në emër të sigurisë kombëtare. “Për më shumë se 40 vjet, Amerika ishte e dobët para regjimeve të huaja që përdornin energjinë si armë ekonomike,” tha presidenti.

Por faktikisht teknologjia e re e ka transformuar Amerikën nga importuese në eksportuese të fuqishme të energjisë. Presidenti Trump synon ta vazhdojë këtë prirje. Ai ka miratuar liçenca për nxjerrje qymyrguri, nafte dhe gazi në territore që janë pronë e qeverisë federale, ka zbutur rregulloret mbi prodhimin e energjisë dhe ka shfuqizuar rregullore që synonin të luftonin ndryshimet klimatike. Këtu përfshiheshin edhe rregulloret e vëna gjatë administratës Obama lidhur me çlirimin e gazeve nga centralet bërthamore. “Nuk besoj se ka ndonjë rregullore të vetme që kërcënon minatorët dhe punonjësit e centraleve energjetike e të sektorit prodhues më shumë se ky sulm dërrmues mbi industrinë amerikane,” u shpreh presidenti.

Kritikët nënvizojnë se pjesa më e madhe e shteteve amerikane po vazhdojnë punën për të përmbushur objektivat që kishte vënë kjo rregullore, pa dëmtuar industrinë. Ata vënë në pikëpyetje argumentet e presidentit për tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit për klimën. “Tërheqja nga kjo marrëveshje nuk ka të bëjë aq me klimën sa ka të bëjë me vendet e tjera që po sigurojnë avantazh financiar në kurriz të Amerikës,” tha presidenti. Ndërkaq, 2017-ta mendohet se do të jetë një ndër tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë. Shkencëtarët po mbledhin gjithnjë e më shumë të dhëna për ndryshimet klimatike, si ditë me temperatura shumë të larta, stuhi dhe fenomene të tjera të motit ekstrem.

Kritikët thonë se këto masa të presidentit janë në drejtim të gabuar.

Për më shumë vizitoni:

https://www.zeriamerikes.com/a/mjedisi-trump-shba-politikat/4175529.html

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.