• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Grumbuj masiv mbetjesh në Romë ndërkohë që festat dhe shiu pengojnë largimin e tyre

Grumbuj masiv mbetjesh në Romë ndërkohë që festat dhe shiu pengojnë largimin e tyre

Masivë mbetjesh të pambledhura janë grumbulluar në Romë që nga fillimi i Krishtlindjeve, ndërkohë që disa banorë iu kanë vënë zjarrin në shenjë proteste kundër administratës komunale, e cila nuk ka arritur të përmbushë premtimin e saj për të trajtuar mbetjet e qytetit.

Pamje të kazanëve dhe qeseve të tejmbushura, janë shpërndarë në mediat sociale, pasi grumbullimi nga kompania e shërbimit publik u ndërpre për shkak të pushimeve dhe rreshjeve të rënda.

"Situata tani është kronike," u shpreh Massimiliano Tonelli, themeluesi i “Roma është e neveritshme” (Romës Fa Schifo). "Gjatë kësaj periudhe, kompania nuk po arrin të organizojë grumbullimin e mbetjeve sic duhet, por gjërat janë përkeqësuar më shumë gjatë dy viteve të fundit"…

Lagjet larg qendrës së qytetit, e cila zakonisht mirëmbahet më mirë për shkak të numrit të vizitorëve që tërheq, kanë qenë më të prekurat në ditët e fundit.

"Grumbulli i plehrave këtu rritet më shumë përgjatë pushimeve dhe kur kompania futet në grevë," tha Shelly Ruelle, një amerikan që jeton në EUR, një zonë në jug të qendrës."Nuk është më keq këtë vit. Përkeqësimi i gjendjes ka ardhur duke u rritur të paktën në 4-5 vitet e fundit. Problemi është tipik për Romën burokratike dhe ekzistojnë çështje të mëdha të keqmenaxhimit në kuadër të entiteteve individuale [që menaxhojnë shërbimet publike]."

Situata pritet të jetë njëlloj edhe gjatë periudhës së pushimeve të Vitit të Ri.

Për më shumë lexoni:
https://www.theguardian.com/world/2017/dec/29/rubbish-piles-up-in-rome-waste-five-star-movement?CMP=Share_iOSApp_Other

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network