Nafta e ndotur edhe më e keqe për klimën sesa makinat e benzinës

Për sa kohë që rregulloret e Bashkimit Evropian krijojnë një fushë të pabarabartë për naftën, karburantet dhe taksat e automjeteve të vendosura në nivel shteti, ato nxisin blerjen e tyre. Dy vjet pasi skandali “Dieselgate” ekspozoi natyrën ndotëse të makinave me naftë, një studim i ri nga Transporti dhe Mjedisi tregon se makinat me naftë jo vetëm që ndotin ajrin, por shkarkojnë më shumë gazra në atmosferë sesa makinat me benzinë.

Një analizë e ciklit jetësor të shkarkimeve të automjeteve provon se gjatë jetës së tyre, automjetet me naftë lëshojnë 3.65 ton CO2 më shumë se një automjet ekuivalent me benzinë.

Ndikimi më i lartë në klimë i naftës është për shkak të nevojës më të madhe për energji për të përpunuar naftën; më shumë materiale të nevojshme për prodhimin e motorëve më të rëndë dhe më të ndërlikuar; shkarkime më të larta nga bionafta e përzier në naftë; dhe kilometrazh më të lartë pasi karburanti është më i lirë.

Studimi demaskon pretendimin e krijuesve të automjeteve se makinat me naftë nevojiten për të përmbushur objektivat e tyre të klimës. Një vështrim në broshurat e marketingut të makinave dhe në faqet e internetit tregon se dallimi mes motorëve me naftë dhe me benzinë është i papërfillshëm: nga zero në disa gram CO2. Por, makinat me naftë kushtojnë 2000-3000 euro më shumë sesa ato me benzinë.

Aktualisht, alternativa të tilla si automjetet hibride me benzinë kanë çmim të ngjashëm me naftën, por lëshojnë rreth 20-25 përqind më pak CO2. Në BE, tregu i makinave anon në favor të naftës përmes rregulloreve të paragjykuara dhe taksave të padrejta.

Ndërsa, niveli i përdorimit të naftës në BE është rreth 50 përqind, ky është një produkt i ndaluar në pjesën tjetër të botës. BE-ja blen 7 nga 10 vetura dhe furgona me naftë të shitur në nivel global, ndërsa në SHBA më pak se 1 përqind e automjeteve të reja të shitura janë me naftë dhe në Kinë, tregu më i madh i automjeteve në botë, makinat me naftë përfaqësojnë më pak se 2 për qind.

Për më shumë informacion: http://www.airclim.org/acidnews/dirty-diesel-also-worse-climate-petrol-cars

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network