Kinë, anija çisternë e naftës rrezikon të shpërthejë

Autoritetet kineze kanë dhënë alarmin për mundësinë e një katastrofe të mundshme ambientale në Detin e Kinës lindore. Anija cisternë, e cila u përplas dy ditë më parë me një anije transporti mallrash, vazhdon të derdhë naftë në det. Sipas zyrtarëve kineze ekziston rreziku që anija cisternë të shpërthejë dhe të fundoset.

Ekipet e emergjencës dhe shpëtimit që tentuan të afrohen tek anija nuk ja dolën dot për shkak të reve të dendura toksike nga djegia e naftës. Ekuipazhi i anijes i përbërë nga 30 iranianë dhe 2 shtetas të Bangladeshit vijon të jetë i zhdukur, megjithëse autoritetet kineze thonë se nuk presin të gjejnë të mbijetuar.

Shtrirja e derdhjes së naftës është ende e paqartë, ndërsa autoritetet vazhdojnë përpjekje për të fikur zjarrin dhe eliminuar rrezikun e shpërthimit.

Aksidenti detar u regjistrua mbrëmjen e të shtunës, 6 janar 2018, rreth 160 milje detare në lindje të Shangait. Anija cisternë Sanchi me flamur të Panamasë po transportonte naftë nga Irani drejt Koresë së Jugut kur u përplas me anijen kineze të mallrave që transportonte grurë nga SHBA.

Anija cisternë ishte e mbushur me një formë ultra të lehtë nafte që njihet si naftë e kondensuar dhe që është shumë më e rrezikshme për ambientin sesa nafta e zakonshme bruto. Kjo naftë e përpunuar mund të jetë pa ngjyrë dhe erë, duke e bërë tejet të vështirë diktimin, ndalimin dhe pastrimin e saj. Ky është incidenti i parë serioz ku përfshihet një anije iraniane që pas heqjes së sanksioneve për eksportin e naftës ndaj republikës islamike në 2016-n.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.