• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Një studim i ri provokues thotë se ndryshimet klimatike do ta përkeqësojnë krizën e migrimit në Evropë

Një studim i ri provokues thotë se ndryshimet klimatike do ta përkeqësojnë krizën e migrimit në Evropë

Një studim i ri shkencor i botuar muajin e kaluar rizgjoi një debat të ashpër mbi një nga temat me pasojat më të kontestuara dhe potencialisht shkatërruese, të një klime të ngrohtë: ndryshimi i modeleve të migrimit njerëzor. Studimi i realizuar nga dy studiues në Universitetin e Kolumbias, shqyrtoi lidhjet e mundshme midis luhatjeve të temperaturave në 103 vende dhe vëllimin e kërkesave për azil në Bashkimin Europian gjatë periudhës 15 vjeçare, midis viteve 2000 dhe 2014.

Autorët u përpoqën të përcaktojnë rritjen e mundshme në aplikimet për azil, ndërkohë që Toka bëhet më e ngrohtë ndërmjet ditëve të sotme dhe viteve 2100. Përfundimi i tyre? Se Bashkimi Evropian mund të shohë një rritje prej 28 përqind të aplikimeve nën pretekstin e ngrohjes globale “të moderuar” dhe po ashtu edhe një kulm në rritje prej 188 përqind, ose 660.000 aplikantë çdo vit, gjatë një ngrohje të klimës më të theksuar.

"200-300 vjet më parë, në Evropë kishte dështime masive të të mbjellave, dhe kjo solli vendime të mëdha migrimi", tha Ëolfram Schlenker, ekonomist i Universitetit të Kolumbias dhe njëkohësisht autor i studimit në fjalë së bashku me doktorant Anouch Missirian. "Por u habita që edhe në mjedisin e sotëm, e gjejmë këtë marrëdhënie të rëndësishme dhe të fuqishme".

Studimi, i botuar në revistën Science, është në vazhdën e një hulumtimi ende të kontestuar në vitin 2015, i cili u përqendrua në rolin e mundshëm të ndryshimeve klimatike në krizën e Sirisë. Sipas atij studimi, një thatësirë mes viteve 2007 dhe 2010 në rajon ndihmoi në nxitjen e shpërbërjes politike që pasoi dhe se vetë thatësia ishte bërë më e mundshme për shkak të një klime të ngrohtë.

Për më shumë lexoni: https://www.washingtonpost.com/news/energy-environment/wp/2017/12/21/climate-change-will-drive-more-migration-to-europe-study-asserts/?utm_term=.7a018d852a78

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.