Franca merr vendimin drastik. Macron mban premtimin!

Këtë javë Ministri i Francës për Edukimin, Jean-Michel Blanquer lajmëroi se duke filluar që nga viti i ardhshëm shkollor, të gjithë nxënësit e moshave 6 deri në 15 vjeç do të ndalohen të marrin me vete telefonat e tyre gjatë gjithë proçesit mësimor në klasë. Kjo është hera e parë që një shtet ndalon marrjen e telefonave në shkollë në shkallë kombëtare. Kjo reformë ishte një nga premtimet zgjedhore të presidentit Emmanuele Macron.

Edhe më parë, në vitin 2010 nxënësve u ndalua përdorimi i telefonave në klasë, por siç thonë mësuesit ky rregull nuk kishte ndikim real. Pse? Sepse nëse fëmijët do të kenë akses në telefonat e tyre, në një moment të caktuar do të përfundojnë duke i përdorur. Por kjo reformë e re merr masa ekstreme duke mos i lejuar fëmijët t’i mbajnë me vete telefonat e tyre. “Në ditët e sotme fëmijët nuk luajnë më në kohën e pushimit, por qëndrojnë gjatë gjithë kohës thjesht duke vëzhguar smartfonat e tyre. Dhe nga pikëpamja edukative ky është një problem thelbësor”, tha ministri në deklaratën e tij. Sipas “The Telegraph”, në kuadër të zbatimit të këtij ligji, fëmijëve nuk do t’ju lejohet akses në telefonat e tyre gjatë orarit të shkollës, duke përfshirë këtu pushimin e drekës edhe pushimet ndërmjet orëve. Ministri ju referua shumë studimeve që tregonin se përdorimi i telefonave ishte i rrezikshëm për fëmijët dhe tha gjithashtu se shkolla duhet të bëjë pjesën e saj për të ndaluar fëmijët të krijojnë varësi ndaj përdorimit të celularëve. Duke pasur parasysh numrin e fëmijëve që kanë një telefon, mund të jetë e paksa e vështirë të ndalosh gjithë këta fëmijë që të marrin me vete telefonat në shkollë, e veçanërisht në rastet kur prindërit janë të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe mendojnë se telefoni është mënyra më e mirë për të kontaktuar me fëmijët në raste urgjencash. Gjithsesi Z. Blanquer tha se është i gatshëm të bëjë tolerime në rastet kur provohet se telefoni është i nevojshëm për arsye edukative apo sigurie.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.