• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Të lirë nga çantat plastike: Sa e trajtoi Kenia kërcënimin nga çantat e polietilenit

Të lirë nga çantat plastike: Sa e trajtoi Kenia kërcënimin nga çantat e polietilenit

Kenia përballet me sfida të mëdha në drejtim të menaxhimit të mbetjeve. Shumica e qendrave urbane nuk kanë struktura themelore të menaxhimit të mbetjeve dhe venddepozitimet e hapura janë opsioni më i përhapur. Një vëzhgim nga afër i mbetjeve problematike nëpër rrugë, lumenj, venddepozitime dhe në shumë hapësira publike zbuloi se çantat prej polietileni ishin më të përhapurat.

Shkencëtarët pohojnë se çantat e polietilenit kërkojnë më shumë se 1.000 vjet që të dekompozohen, si rrjedim, ato më të hershmet janë ende me ne diku në mjedis. Çantat prej polietileni janë të lidhura me shumë ndikime negative.

Sfidat kryesore përfshijnë: paaftësia e tyre për t'u zbërthyer; kostoja estetike e mbeturinave; bllokimin e infrastrukturës së kanalizimit dhe të kullimit të ujit; shpenzimet e shëndetit publik; ndotja e mjediseve bregdetare dhe detare; vdekja e bagëtive dhe kafshëve të egra nga konsumimi i materialeve plastike; ndotja e ajrit kur digjen në mjedis të hapur; dhe rreziku për shëndetin e njeriut kur përdoret për paketimin e ushqimit të nxehtë.

Në Kenia, pika e shitjes për turistët është bukuria e saj natyrore dhe skenike. Kjo duhet të ruhet. Një shqetësim i madh është se autostradat - portat për destinacionet kryesore turistike të Kenisë - janë të mbushura me mbeturina plastike. Parqet kombëtare nuk janë më natyrale dhe janë të mbushura nga turistët ose nga çantat prej polietilene që I fryn era. Kjo kërkon ndryshim të sjelljes - madje edhe në anijet e transportit ku turistët marrin pije freskuese - për hedhjen e mbeturinave plastike në mënyrë të përshtatshme. Në thertoret e Kenias raportohet të paktën një rast në ditë ku kafshëve iu gjendet plastikë në sistemet e tyre të tretjes.

Ministria e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore e sheh menaxhim e mbetjeve të ngurta shumë seriozisht. Në Kushtetutën e Kenias 2010, neni 42 iu siguron të gjithë kenianëve një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm, natyrisht, duke kërkuar që të gjithë të jenë përgjegjës për ruajtjen e kësaj të drejte. Neni 69 detyron Ministrinë që të eliminojë të gjitha proceset dhe aktivitetet që degradojnë mjedisin. Çantat e polietilenit janë një kërcënim i përbashkët dhe duhet të hiqen nga mjedisi.

Në përmbushjen e këtyre kërkesave kushtetuese, ministria udhëhiqet nga disa politika: kryesore në mesin e tyre është Letra Seksionale Nr. 10 e 2014 për Politikat Mjedisore. Axhenda e menaxhimit të mbetjeve është ligjëruar më tutje në Ligjin për Menaxhimin dhe Koordinimin e Mjedisit dhe Rregulloret përkatëse të Menaxhimit të Mbetjeve 2006.

Strategjia Kombëtare e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta 2014 më tej përpunon masat që duhen ndërmarrë për të adresuar sfidën e mbetjeve në nivel kombëtar dhe qarkor. Më 28 shkurt 2017 ka dalë dhe ligji i cili ndalon përdorimin, prodhimin dhe importimin e të gjitha qeseve plastike të përdorura për ambalazhim komercial dhe familjar, duke hyrë në fuqi gjerësisht më 28 gusht 2017.

Kenia është krenare që ka pasur sukses me ndalimin e cantave prek polietileni. Mbështetja e gjerë e publikut ishte inkurajuese. Mjedisi tani është më i pastër.

Për më shumë mund të lexoni: http://web.unep.org/ourplanet/december-2017/articles/free-plastic-bags

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.