• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Maqedonia “punëson” dronë për të identifikuar ndotësit më të mëdhenj

Maqedonia “punëson” dronë për të identifikuar ndotësit më të mëdhenj

Ndotja e ajrit duket se nuk është një problem vetëm shqiptar, por një çështje që shqetëson më së shumti pjesën më të madhe të vendeve rajonale. Madje në këtë aspekt Shqipëria mund të thuhet se është në pozita të mira, të paktën po ta krahasosh me qytete të tilla si Shkupi në Maqedoninë fqinje. Media e njohur investiguese “BalkanInsight” i ka kushtuar një shkrim të posaçëm çështjes së ndotjes në Shkup.

Artikulli i botuar së fundmi tregon për masa urgjente të marra nga qeveria e re e drejtuar nga Zoran Zaev, e cila ka vendosur që për të zbuluar ndotësit e kryeqytetit të angazhojë edhe dronët. Sipas “BalkanInsight”, Shkupi nga matjet e bëra nga stacionet e specializuara, ka një nivel ndotje 20 herë më të lartë se sa është norma maksimale e lejuar. Thënë ndryshe autori i shkrimit raporton se disa stacione matëse në Shkup, këtë javë treguan një përqendrim të PM10 prej më shumë se 1000 mikrogram për metër kub ajër, ndërkohë që niveli më i lartë i lejuar është 50 mikrogram.

Përballë këtyre shifrave Tirana duhet të ndjehet mirë pasi për vitin 2016 (viti i fundit për të cilin ka një raport të matjes së ndotjes së ajrit) nga raporti zyrtar i Agjencisë së Mjedisit niveli i PM10 rezultonte të ishte në nivelin e 55.25 mikrogram për metër kub ajër. Më poshtë shkrimi i botuar nga “BalkanInsight”: Ndërsa qytetet maqedonase durojnë një tjetër dimër me smog, inspektorët e mjedisit thonë se synojnë të marrin ndihmë nga fluturimet e dronëve, të cilët do të kërkojnë për ndotësit e fshehtë në zonat urbane.

Të ballafaquar me pakënaqësi në rritje për ndotjen e rëndë të ajrit që shqetëson kryeqytetin, Shkupin dhe qendrat e tjera urbane, qeveria e re e Maqedonisë ka angazhuar dronë për të hetuar nga ajri fajtorët e mundshëm. “Ne kemi bërë një marrëveshje për të marr me qira dy dronë që do të fillojnë skanimin në të gjitha zonat ku tabelat tregojnë ndotje të lartë të ajrit”, tha për BIRN, Miroslav Bogdanovski, kreu i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit.

Bogdanovski tha se dronët do të ndihmonin shumë në gjetjen e fajtorëve më të këqij në industri dhe që në të shkuarën kanë shmangur bashkëpunimin me inspektorët e këtij inspektorati. Shpesh, - tha ai – kur inspektorët dilnin për të kontrolluar një ndotës të mundshëm gjatë orëve të mbrëmjes ose të natës, kur ndotja zakonisht ishte më e lartë, ata gjenin dyer të mbyllura. Ndërsa tani, dronët do të skanojnë zonën për të parë nëse ka ndonjë aktivitet në fabrikat që janë deklaruar zyrtarisht të të mbyllura gjatë natës. Inspektorati tha gjithashtu se së shpejti do të punësonte teknikë të specializuar të laboratorëve për të matur ndotjen në një zonë të caktuar pothuajse në kohë reale.

“Është ndryshe kur inspektori del vetëm për inspektim dhe një gjë krejt tjetër kur bashkë me stafin e një laboratori të akredituar, që mund të matë nivelin e saktë të ndotjes”, tha Bogdanovski. Ashtu si edhe në dimrat e fundit, njerëzit në Shkup këtë javë janë zgjuar mes mjegullës së dendur dhe niveleve rekord të ndotjes së ajrit. Disa stacione matëse në Shkup, këtë javë treguan një përqëndrim prej më shumë se 1000 mikrogramë të grimcave PM 10 (që shkaktojnë kancerin) për metër kub ajër, gjë që e vë Shkupin në mesin e qyteteve më të ndotura, në listat globale të ndotjes. Kjo është 20 herë më shumë se niveli maksimal i lejuar prej 50 mikrogram.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.