• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Ndotja e ajrit: A janë makinat me naftë gjithnjë e më shumë rreziku më i madh për shëndetine njeriut?

Ndotja e ajrit: A janë makinat me naftë gjithnjë e më shumë rreziku më i madh për shëndetine njeriut?

Shitjet e makinave me naftë ranë në mënyrë drastike vitin e kaluar, më shumë se 17% krahasuar me vitin 2016. Njerëzit brenda industries së makinave fajësojnë teorinë e përhapur anti-diesel,e përdorur nga qeveria, autoritetet lokale dhe aktivistët e ajrit për të ulur besimin e konsumatorit.Ata këmbëngulin që motorët modern me naftë janë aktualisht shumë më të pastër.

Gjithashtu thonë se mund të luajnë një rol jetësor për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit, në mënyrë që të përmbushin objektivat e ndryshimeve klimatike. Pra, a kanë marë makinat moderne diesel një shtyp të keq ,apo ato seriozisht përfaqësojnë një rrezik serioz për shëndetin e njeriut?

Realiteti nuk është aq bardhë e zi sa mund të mendohet. Është e vërtetë se disa motorë diezel prodhojnë më pak emisione toksike sesa motorët me benzinë, por benzina mbetet gjithnjë një opsioni më i pastër. Megjithëse motorët benzinë dhe naftë e konvertojnë energjinë kimike në fuqi mekanike duke djegur karburantin, ata e bëjnë këtë në mënyra të ndryshme.

Një motor diesel duhet, në parim, të përdorë më pak karburant dhe të prodhojë më pak dioksid karboni se sa një motor benzinë me të njëjtën fuqi prodhimi. Megjithatë, kjo eficenë optimale vjen me një çmim të caktuar . Motorët me naftë prodhojnë nivele më të larta të grimcave të blozës, copat mikroskopike që mbeten nga procesi i djegies mund të depërtojnë thellë në mushkëri, duke shkaktuar acarim dhe shtohet mundësia e atakeve të astmës. Filtrat e grimcave Rreziku më i madh qëndron tek grimcat më të vogla, të ashtuquajtura "ultrafine", sipas Dr Matthew Loxham, një teoricien në toksikologjine e ndotjes së ajrit në Universitetin e Southampton. "Ato hyjnë kaq thellë në mushkëri saqë arrijnë në sipërfaqet ku oksigjeni hyn në gjak dhe vetë grimcat mund të hyjnë në gjak", thotë ai. "Ato mund të shkaktojnë rritje të shkallës së goditjes dhe atakeve në zemër tek njerëzit të cilët janë më të prekshëm ndaj tyre ,dhe që kanë gjendje shëndetësore jo të mira".

Sidoqoftë, makinat me motor modern diesel lëshojnë shumë pak grimca , sepse ato janë të pajisura me filtra të veçantë. Sipas Shefit Ekzekutiv të Analizave të Emetimeve Nick Molden, këto sisteme punojnë shumë mirë. Kompania e tij kryen testimin e emisioneve të veta në botë në krahasim me testet e përdorura nga prodhuesit për të certifikuar automjetet e tyre të reja, të cilat deri vonë kanë qenë ekskluzivisht teste në laborator. "Dizelët modernë në thelb nuk kanë probleme me grimca," thotë ai. "Filtrat pastrojnë 99% të grimcave, për sa kohë që ato nuk janë të manipuluara, ato janë shumë efektive".

Por dieselët gjithashtu prodhojnë oksid azoti, ose NOx - dhe se si ata merren me të është gjithashtu shumë e rëndësishme. Ekspozimi afatgjatë ndaj dioksidit të azotit në veçanti mund të zvogëlojë funksionin e mushkërive, të rrisë rrezikun e kushteve të frymëmarrjes dhe të përkeqësojë reaksionet alergjike. Ekzistojnë teknologji efektive që janë në gjendje të ulin në mënyrë drastike prodhimin e NOx.

Përveç kësaj, standardi aktual i emisioneve evropiane, Euro 6, përcakton kufizime të rrepta se sa mund të prodhohet. Euro 6 ka aplikuar për të gjitha makinat e reja të shitura që nga shtatori i vitit 2015. Kufiri ligjor i NOx nga motorët me naftë u përgjysmua në krahasim me standardin e mëparshëm, Euro 5.

Shoqëria e Prodhuesve dhe Tregtarëve të Motorëve thotë se dieselët e fundit janë "në një nivel të barabartë" me ekuivalentët e tyre të benzinës në aspektin e ndikimit të tyre në cilësinë e ajrit. Sipas Analizave të Emisioneve, megjithatë, realiteti nuk është fare kështu.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.