Ferma më e madhe diellore në botë… mbi liqen

Fermë diellore më e madhe lundruese në botë, e ulur në një liqen që dikur ishte një minierë qymyri, është përpjekja e fundit e Kinës për të shfaqur angazhimin e saj ndaj energjisë së rinovueshme. Me 166,000 panele dhe një kapacitet total prej 40 megavat, ferma diellore mund të prodhojë energji të mjaftueshme për të fuqizuar 15,000 shtëpi, raporton “South China Morning Post”.

Kina ka ndërtuar një “pellg të madh diellor” që qëndron mbi një minierë të braktisur të qymyrit. Ndërkohë që ende konsumon shumë naftë, qymyr dhe gaz natyror, Kina po përjeton një bum diellor të pakrahasueshëm.

Që nga nëntori 2017, fotovoltaiket diellore llogaritet për 126 gigavat, një kulm prej 67 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2016. Kina gjithnjë e më shumë po përpiqet të largohet nga përdorimi i burimeve të ndotshme të energjisë, të cilat vlerësohen se kanë ndikuar në vdekjen e 366 000 personave vetëm në vitin 2013.

Në pasqyrën e saj vjetore të tregjeve të energjisë në botë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) zbulon se Kina po hyn në një fazë të re të zhvillimit ekonomik të saj, duke u larguar nga industritë e rënda prodhuese dhe industritë e tjera me intensitet të lartë të karbonit.

Ndërtimi i fermave diellore mbi ujë ka të mirën e mos ndërhyrjes në ekosistemet tokësore, ruajtjen e kafshëve të egra dhe vegjetacionin lokal. Përveç kësaj, vendosja e paneleve në ujë i mban ato të ftohta dhe ndihmon në ruajtjen e efikasitetit sepse qelizat nuk mbinxehen. Kjo mënyrë e re është pjesë e një tendence në rritje.

Në mbarë botën, qeveritë po investojnë për të bërë “vendet e vjetra të dala jashtë përdorimit” edhe njëherë të dobishme. Një shembull tjetër mund të gjendet në Ukrainë, ku një fermë diellore po ndërtohet në vendin e fatkeqësisë bërthamore të Çernobilit.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network