Dita Botërore e Ligatinave 2018: Ligatinat dhe Qytetet

Me fokus temën " Ligatinat për një të ardhme të qëndrueshme urbane", këtë vit Dita Botërore e Ligatinave e vë theksin tek rëndësia e ligatinave për qytetet.

Sot, 50% e popullsisë së botës jeton në zonat urbane. Sipas parashikimeve, popullsia urbane do të rritet në 6.3 miliardë deri në vitin 2050 - tetë herë më shumë që nga viti 1950. Ndërkohë që përqindja urbane e popullsisë në botë do të jetë më shumë se e dyfishuar nga viti 1950 deri në vitin 2050, numri i ligatinave në mbarë botën është përgjysmuar edhe më shumë gjatë 100 viteve të fundit.

Megjithatë, ligatinat luajnë një rol jetësor për qytetet dhe për të gjithë njerëzimin. Për shembull, ato shërbejnë si burim uji të pijshëm; reduktojnë përmbytjet dhe vegjetacionin e ligatinave; filtrojnë mbetjet shtëpiake dhe ato industriale dhe përmirësojnë cilësinë e ujit.

Me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave 2018, Qendra e Trashëgimisë Botërore mirëpret bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Konventës së Ramsarit dhe Konventës së Trashëgimisë Botërore.

Që sot, më shumë se 95 zona Ramsar me rëndësi ndërkombëtare mbivendosen me më shumë se 69 zona të Trashëgimisë Botërore. Këtu përfshihen dhe qytete të tilla si Zona e Trashëgimisë Botërore të Venecias dhe laguna e saj.

Dita Botërore e Ligatinave 2018 thekson nevojën për ruajtjen efektive të ligatinave urbane, për të lehtësuar urbanizimin e qëndrueshëm dhe për t'i bërë qytetet të jetueshme.

Raporti Botëror mbi Kulturën për Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban, i lançuar nga UNESCO në vitin 2016, gjithashtu thekson rëndësinë e hapësirave të gjelbra urbane, përfshirë ligatinat dhe tokat pyjore, dhe se si ato mund të ndihmojnë qytetet në zbutjen dhe përshtatjen ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike. Raporti bën thirrje për zbatimin e veprimeve për të përdorur rolin e kulturës në qytete të qëndrueshme, ripërtëritëse dhe të gjelbra dhe rekomandon promovimin e një mjedisi natyror të qëndrueshëm nëpërmjet ruajtjes së trashëgimisë urbane dhe kulturore.

Në ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, Konventa Ramsar dhe Konventa e Trashëgimisë Botërore mund të mbështesin njëra-tjetrën, sic e tregon dhe raporti “Konventa Ramsar dhe Konventa e Trashëgimisë Botërore konvergojnë drejt suksesit”. Raporti ilustron se si vendet e përcaktuara edhe si zona Ramsarit dhe zona të Trashëgimisë Botërore mund të jenë plotësuese të njëra-tjetrës dhe se si mund të ofrojnë objektiva të zgjeruara të menaxhimit.

Për më shumë informacion mund të vizitoni: http://www.worldwetlandsday.org/

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network