Alarmi i ekspertëve: Plastika po dëmton jetën detare

Mbi rreziqet e plastikës në oqeane, vëmendja është tërhequr edhe herë të tjera, por këtë radhë shkencëtarët po kërkojnë me ngulm të hulumtohet ndikimi i saj te balenat, peshkaqenët dhe rajat që përdorin ushqime të vogla si planktoni, nga uji i detit. Gjigantët e ujit, sipas ekspertëve përballen me “rreziqe të konsiderueshme” nga mikroplastika.

Mendohet se disa balena mund të gëlltisin me qindra fragmente plastike në ditë. Prioritare për monitorim konsiderohen Gjiri i Meksikës, Deti Mesdhe dhe Gjiri i Bengalit.

Një grup kërkuesish nga SHBA, Australia dhe Italia janë bërë bashkë për të verifikuar rrezikun që përbën mikroplastika për të ashtuquajturit “filtruesit e mëdhenj”. Bëhet fjalë për copëza plastike më pak se 5 milimetra, që mund të jenë tejet të dëmshme për jetën nënujore.

Kontaminimi nga mikroplastika ka potencialin të reduktojë popullatën e të mëdhenjve të detit. Por, pavarësisht kësaj, shumë pak kërkime po kryhen në lidhje me këtë rrezik.

Problemet që mikroplastika mund t’i shkaktojë kategorisë së filtruesve të mëdhenj nisin nga dëmtimi i sistemit të tretjes e shkon deri te cënimi i proceseve biologjike, siç është rritja dhe riprodhimi.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.