• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Deri në 2025 gjysma e autobusëve publikë në botë do jenë elektrikë

Deri në 2025 gjysma e autobusëve publikë në botë do jenë elektrikë

Numri i përgjithshëm i autobusëve elektrikë që do të jenë në shërbim të publikut do të trefishohet deri në vitin 2025. Sipas një raporti të ri të publikuar nga Bloomberg New Energy Finance (BNEF). Në vitin 2017, në shërbim ishin 386,000 autobusë elektrikë.

Ndërkohë, raporti i BNEF parashikon se numri do të shkojë në rreth 1.2 milion në shtatë vitet e ardhshme, dmth, rreth 47 për qind e flotës globale të autobusëve komunalë do të konkurrojnë me energji elektrike. Kina pritet të dominojë këtë rritje.

Sipas Aleksandra O’Donovan, autore e studimit dhe analiste e BNEF: “Kina do ta udhëheqë këtë treg, për shkak të mbështetjes së fortë vendase dhe objektivave agresive në nivel qyteti”. Analiza e saj përfundon në atë ku thuhet se autobusët e Kinës do të përbëjnë 99 për qind të autobusëve të fuqishëm të botës për sa i përket energjisë.

Por kjo nuk është një prirje unike vetëm për Kinën. Qyteti i New Yorkut po punon gjithashtu për të future në sistem më shumë autobusë tërësisht elektrikë.

Autoriteti i Transportit Metropolitan (MTA) publikoi informacionin në fillim të vitit që aktualisht është duke u testuar një flotë prej 10 autobusësh elektrikë për të ndihmuar modernizimin e flotës masive të qytetit. Sipas një raporti të vitit 2016 nga Judah Aber në Universitetin e Kolumbias, kalimi i të gjithë flotës së autobusave MTA në autobusët elektrikë do të rezultojë në një reduktim vjetor prej 575,000 tonë emetimesh të dioksidit të karbonit brenda qytetit.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network