• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Tesla bën marrëveshje për të pajisur 50.000 shtëpi australiane me gjeneratorë energjie diellore

Tesla bën marrëveshje për të pajisur 50.000 shtëpi australiane me gjeneratorë energjie diellore

50,000 shtëpi në Australinë e Jugut së shpejti do të pajisen me panele diellore dhe bateri Tesla, si pjesë e një plani novator për transformimin e shtëpive në gjeneratorë energjie të lidhur me rrjetin. Ky bashkëpunim më i fundit midis shtetit të Australisë së Jugut dhe Tesla kërkon të krijojë një sistem të ndërlidhur energjetik, në të cilin shtëpitë mund të ndajnë energji përmes një sistemi të mencur rrjeti.

Shtëpitë e përzgjedhura do të marrin falas panelet diellore dhe bateritë e rikarikueshme, nderkohë që projekti do të financohet nga shitja e energjisë së tepërt të prodhuar nga shtëpitë e lidhura me prodhimin e energjisë.

Plani i njoftuar kohët e fundit është iniciativa më e fundit për energjinë e rinovueshme në Australinë e Jugut, e cila filloi përpjekjet e saj gjithëpërfshirëse drejt energjisë së pastër pas një ndërprerje të përgjithshme të energjisë në vitin 2016.

“Qeveria ka dorëzuar tashmë baterinë më të madhe në botë, tani do të japim centralin energjetik më të madh virtual në botë", u shpreh tha kryeministri i shtetit Jay Weatherill në një deklaratë publike. “Ne do të përdorim shtëpitë e njerëzve si një mënyrë për të gjeneruar energji për rrjetin e Australisë së Jugut, me pjesëmarrjen e familjeve që përfitojnë në mënyrë të ndjeshme në faturat e tyre të energjisë.”

Për më shumë mund të lexoni:
https://inhabitat.com/tesla-inks-deal-to-turn-50000-australian-homes-into-solar-power-generators/

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.