• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Koreja e Jugut synon të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore më miqësore me mjedisin

Koreja e Jugut synon të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore më miqësore me mjedisin

Në të kaluarën, Lojërat Olimpike kanë gjeneruar një sasi të konsiderueshme të ndotjes dhe mbetjeve. Tani kjo sfidë mjedisore bie mbi PyeongChang. Më 9 shkurt, bota do t'i kthejë sytë nga qyteti i Koresë së Jugut, ndërsa pret Lojërat Olimpike Dimërore 2018.

Komiteti Organizativ për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore 2018 (POCOG) ka punuar për ta bërë këtë ngjarje të përshtatshme me pritjet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Në këtë proces, POCOG do të synojë që lojërat të jenë miqësore me mjedisin në të gjitha fazat para dhe pas aktiviteteve. Qëllimi kryesor është që lojërat të jenë përgjegjëse për shkarkimet e tyre të karbonit dhe gjatë zhvillimit të kenë zero shkarkime karboni.

Për të siguruar që ngjarja të jetë sa më e qëndrueshme, POCOG zbatoi një sërë iniciativash të energjisë së rinovueshme. Si fillim, gjashtë nga vendet e reja të ndërtuara për lojërat do të furnizohen nga energjia diellore ose gjeotermale. Shumë prej mjediseve u certifikuan si ndërtesa të gjelbra, meqenëse i plotësuan kriteret e G-SEED. G-SEED është ekuivalenti korean i LEED.

Edhe vendet e ndërtimit u përzgjodhën me kujdes. Parku Olimpik Gangneung u transformua nga një venddepozitimi në një park sportiv.

Drejtori i Përgjithshëm për Mjedisin i POCOG, Rhyu Teachul, tha: "Qëkur fituam shortin për të organizuar Lojërat, qëndrueshmëria dhe mjedisi kanë qenë në qendër të planeve dhe procedurave tona. Objektet dhe infrastruktura jonë janë realizuar sipas standardeve të nevojshme dhe ne do të vazhdojmë të përqendrohemi në qëllimet tona të qëndrueshmërisë në të gjithë Lojërat dhe më tej, për të lënë trashëgiminë që Lojërat meritojnë".

POCOG gjithashtu ka menduar për transportin e gjelbër dhe ka një flotë prej 300 automjetesh elektrike. Në një përpjekje për të inkurajuar të tjerët të përdorin makinat elektrike në PyeongChang, POCOG ka ndërtuar një infrastrukturë karikuese në qytet. Për tranzitin masiv, POCOG ka punuar me qeverinë koreane për të ndihmuar në ngritjen e hekurudhës me shpejtësi të lartë, e cila do të jetë në gjendje të transportojë shumë pjesëmarrës dhe të ndihmojë në reduktimin e ndotjes nga makinat. Përveç ndërtesave dhe transportit, organizatorët do të zbatojnë hapat bazë mjedisorë si infrastruktura e riciklimit.

Për të treguar përkushtimin e tyre ndaj mjedisit, POCOG po përpiqet të jetë sa më transparent në çdo gjë që bën. Çdo gjë lidhur me cilësinë e ajrit dhe të ujit është publikuar në faqen e tyre të internetit.

Për më shumë mund të lexoni:
https://www.weforum.org/agenda/2018/02/south-korea-aims-to-host-the-most-eco-friendly-winter-olympics-ever

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.