• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Taksa e sheqerit hyn në fuqi më 6 Prill – Efektet që pritet të ketë

Taksa e sheqerit hyn në fuqi më 6 Prill – Efektet që pritet të ketë

Taksa e sheqerit e prezantuar dy vite më parë në Britani, duket se tani i erdhi koha për tu vënë në zbatim. Kështu prej datës 6 Prill të këtij viti do të hyjë në fuqi kjo taksë, e cila llogaritet të sjellë rreth 520 milion paund të ardhura, të cilat do të përdoren për financimin e sporteve në shkollat fillore.

Taksa do të zbatohet në dy kategori. Një për përmbajtjen totale të sheqerin në pijet me më shumë se 5g për 100ml, dhe një taksë tjetër me pijet me më shumë se 8 g sheqer për 100ml ose më shumë.

Por me vendosjen e taksës do të rritet edhe çmimi i pijeve të gazuara. Kështu një kuti standarde e Coke, që aktualisht kushton rreth 70 paund, do të ketë një rritje me 8 paund, ndërsa e njëjta Sprite (6.6g për 100ml) do të rritet me 6 paund.

Nga ana tjetër kompanitë e pijeve të ëmbla kanë filluar edhe reduktimin e sheqerin. Sipërmarrja Coca-Cola e ka reduktuar sasinë e sheqerit në pijet Fanta dhe Sprite për tregun britanik nga 6.9 në 4.6 dhe 6.6 në 3.3 gramë për 100 ml. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për pijet e tjera, Red Bull, Dr Pepper, Fever-Tree, Iru Bru, etj.

Por nuk janë vetëm pijet e gazuara ato që do të tatohen. Në programin e Britanisë për Shëndetin Publik janë të përfshira edhe çokollatat dhe ëmbëlsirat, duke synuar një ulje prej 20 për qind në sheqer deri në vitin 2020.  E gjithë kjo nismë është projektuar për të ndihmuar në uljen e nivelit të diabetit dhe obezitetit, të alarmuar prej vitit 2016 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

A do të efekt taksa e sheqerit?

Edhe vende të tjera kanë futur masa të ngjashme dhe kanë parë disa suksese në reduktimin e pirjes së pijeve të gazuara.

Meksika paraqiti një taksë prej 10 për qind për pije me sheqer në vitin 2014 dhe pa një reduktim prej 12 për qind gjatë vitit të parë.

Hungaria solli një taksë mbi kompanitë e pijeve dhe pa një rënie prej 40 për qind në sasinë e sheqerit në prodhime. Po ashtu edhe Franca dhe Finlanda kanë marrë masa të ngjashme.

Taksa e sheqerit u prezantuar nga Kancelari Philip Hammond në deklaratën e tij gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2017.

Për më shumë lexoni në… http://www.scan-tv.com/taksa-e-sheqerit-hyn-ne-fuqi-me-6-prill-efektet-qe-pritet-te-kete/

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.