• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Mbrojtja e mjedisit – Taksë e re për transportin ajror, kush përjashtohet

Mbrojtja e mjedisit – Taksë e re për transportin ajror, kush përjashtohet

Qeveria suedeze ka propozuar një taksë të re për aviacionin, si një përpjekje për të kufizuar ndikimet e transportit ajror në mjedis. Pasagjerët që largohen nga aeroportet suedeze do të ngarkohen me një pagesë shtesë midis 60 dhe 400 kronor ($ 7 dhe $ 48) në varësi se ku po fluturojnë.

Pagesa do të zbatohet për të gjithë, përveç ekuipazhit të fluturimit, pasagjerëve që udhëtojnë pa ndryshuar aeroplanët dhe foshnjat që mbahen në krahët e prindërve apo kujdestarëve.

“Qëllimi i taksës është të minimizojë gjurmët e karbonit të fluturimeve pas një rritje të lartë në udhëtimin ajror”, ka deklaruar ministrja suedeze e Mjedisit, Isabella Lovin.

Nga ana tjetër kjo nismë e qeverisë shihet si pa efekt për Agjencinë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit, e cila ka deklaruar se tatimi nuk pritet të reduktojë shumë emetimet.

Një raport i qeverisë vlerësoi se tatimi mund të reduktojë potencialisht emetimet e serrave deri në dy për qind.

Kjo taksë është kritikuar nga Partia Qendrore, e cila arsyeton se nuk duhet shtuar taksat, por kërkesat për linjat ajrore që të përdorin më shumë biokarburante. Mbi 53 për qind e suedezëve e mbështesin këtë taksë, sipas një studimi të “Dagens Nyheter (DN)”.

Për më shumë lexoni në… http://www.scan-tv.com/mbrojtja-e-mjedisit-takse-e-re-per-transportin-ajror-kush-perjashtohet/

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.