• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Nga e importojmë peshkun dhe produktet e tjera nënujore? Listën e 49 shteteve e kryeson Spanja, mes tyre Kosova e Maqedonia

Nga e importojmë peshkun dhe produktet e tjera nënujore? Listën e 49 shteteve e kryeson Spanja, mes tyre Kosova e Maqedonia

Në total, janë 49 shtete nga të cilat Shqipëria importon peshk e produkte nënujore. Kjo listë kryesohet në vlerë e në peshë nga Spanja, për të vijuar me shtete të tjera mes të cilave edhe Kosova e Maqedonia. Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria ka importuar peshk dhe produkte të tjera nënujore prej 19 mijë tonelatash, ose rreth 8.1 miliardë lekë, çka përkthehet në rreth 62 milionë euro.

Kjo do të thotë se, vlera mesatare e importit të këtyre produkteve nga jashtë fiksohet në rreth 3.2 euro për kilogram. Të dhënat e zyrës së statistikave të përpunuara nga ‘Scan’ tregojnë edhe të dhëna të tjera mjaft interesante. Në krye të listës së importuesve të peshkut dhe produkteve të tjera të detit qëndron Spanja, me 1.6 miliardë lekë importe në 2017.

Vendi i dytë është një emër surprizë, pasi bëhet fjalë për Groenlandën, me 1.1 miliardë lekë importe. Më pas ndjek Kroacia me rreth 1 miliardë, Italia po me rreth 1 miliard, ndërkohë që 5-shen e mbyll Kanadaja me 960 milionë lekë importe. Greqia, Ekuadori, Turqia, Danimarka dhe Argjentina mbyllin 10-tëshen e parë të listës së importuesve më të mëdhenj të peshkut dhe produkteve të detit në vendin tonë.

Pesë vendet e para të listës ndërkohë mbulojnë 70% të nevojave të Shqipërisë për import të këtyre produkteve në vit. Lista e importuesve më të mëdhenj në terma vëllimi ndërkohë është thuajse e njëjtë, me ndryshime mjaft të vogla pozicionesh. Spanja është sërish e para e ndjekur nga Kroacia, Groenlanda që zbret në vend të tretë, ndërkohë që Italia dhe Kanadaja mbyllin 5-shen.  Ndjek Greqia, Ekuadori, Turqia,  Norvegjia dhe Indonezia.

Por nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se prej secilit nga këto shtete importojmë me çmime të ndryshme, në varësi edhe të llojit të produktit. Mesatarisht, në 2017, importet nga Spanja kanë kushtuar 2.6 euro për kilogram, ndërsa ato nga Groenlanda 3.8 euro për kilogram. Importet nga Kroacia kanë kushtuar mesatarisht 2.9 euro për kilogram, ato nga Italia, po kaq, ndërsa ato nga Kanadaja 3.6 euro kilogrami mesatarisht. Çmimi i produkteve të importuara nga Greqia fiksohet në 2.1 euro për kilogram, nga Ekuadori në 4.6 euro për Kilogram, Turqia 4.2 euro për kilogram, Indonezia 2.5 euro për kilogram dhe Danimarka 3.8 euro për kilogram.

 

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.