Modelet e Porsche plotësisht elektrike deri në 2030

Nxitur nga suksesi i Teslës me modelin S dhe i shumë makinave të tjera elektrike, Porche disa vite më parë kuptoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të përqafonte revolucionin e automjeteve elektrike. Me këtë, në vitin 2015, Porche prezantoi Misionin E, një makinë sportive të ardhshme, tërësisht elektrike me specifika mbresëlënëse që ka të ngjarë të dalë në treg në vitin 2019.

Për më tepër Porche, njoftoi dy muaj më parë se do të dyfishojë kërkimin dhe zhvillimin e tij në lidhje me automjetet elektrike në rreth 7.4 miliardë deri në vitin 2022.

Përtej Misionit E, nuk ka asnjë dyshim se Porche i qëndron mendimit se makinat elektrike do të ndryshojnë tërësisht mënyrën tonë të udhëtimit.

Në një intervistë, CEO-s i Porche, Oliver Blume preku një sërë temash të cilat kishin të bënin me përhapjen e automjeteve elektrike në rrugë.

Por ajo që ishte më interesante në këtë intervistë ishte fakti që Blume deklaroi se deri në vitin 2030, të gjitha makinat Porche do të jenë plotësisht elektrike.

“Unë do të guxoj të parashikoj se deri në vitin 2030, makina sportive Porche do të jetë elektrike. Ku i dihet deri atëherë ndoshta edhe makinat tona të tjera sportive, do të jenë elektrike”, u shpreh ai.

Por sigurisht, Blume theksoi se Porche nuk do të marrë vendime të nxituara, pasi kalimi në makina elektrike mund të jetë i ngadalshëm dhe i qëndrueshëm.

Për më shumë lexoni në… http://energjia.al/2018/04/11/modelet-e-porsche-plotesisht-elektrike-deri-ne-2030

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network