Franca ndalon gotat, lugët dhe pjatat plastike

Franca ka miratuar një ligj të ri për të siguruar që të gjitha gotat plastike, lugët, pirunjtë, dhe pjatat mund të kompostohen sepse janë bërë nga materiale me burim biologjik. Ligji, i cili hyn në fuqi në vitin 2020, është pjesë e Tranzicionit të Energjisë për Rritjen e Gjelbër - një plan ambicioz që ka për qëllim të lejojë Francën të japë një kontribut më efektiv në trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Megjithëse disa organizata ekologjike janë në favor të ndalimit të përdorimit të materialeve plastike të paketimit, të tjerë argumentojnë se kjo shkel rregullat e Bashkimit Evropian për lëvizjen e lirë të mallrave.

Pack2Go Europe, një organizatë me bazë në Bruksel që përfaqëson prodhuesit europianë të paketimit, thotë se do të vazhdojë të kundërshtojë ligjin e ri dhe shpreson se nuk do të përhapet në pjesën tjetër të kontinentit.

"Ne po i kërkojmë Komisionit Evropian të bëjë gjënë e duhur dhe të ndërmarrë masa ligjore kundër Francës për shkeljen e ligjit evropian", tha për The Associated Press, sekretari i përgjithshëm i Pack2go Europe, Eamonn Bates. "Nëse ata nuk e bëjnë, ne do t’a ndalojmë."

Bates beson se nuk ekzistojnë prova se materialet me bazë biologjike janë më të dobishme për mjedisin dhe se ndalimi mund ta bëjë situatën më keq, pasi njerëzit mund të keqkuptojnë shkallën e degradueshmërisë. 

Për më shumë lexoni: https://www.independent.co.uk/news/world/europe/france-bans-plastic-cups-plates-cutlery-energy-transition-for-green-growth-a7313076.html?cmpid=facebook-post

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network