Britani, fushatë për “zhdukjen” e pecetave të lagura

Pecetat e lagura, zakonisht të përdorura për të fshirë gishtat pasi janë bërë pis me ndonjë lëndë ngjitëse, apo heqjen e “make up”-it të syve, sikurse edhe për pjesë të tjera të trupit veçanërisht te bebat e vegjël, ndoshta do të duhet të zhduken edhe vet nga qarkullimi në dy dekadat e ardhshme.

Qeveria britanike ka njoftuar planet e saj për eliminimin e mbetjeve plastike, që përfshijnë edhe produktet njëpërdorimshme si pecetat e lagura. Sipas argumenteve të saj, këto letra përmbajnë plastikë të padekompozueshme.

Në këtë mënyrë, prodhuesit ose do të duhet të prodhojnë peceta pa plastikë në përbërje, ose konsumatorët do të duhet të bëjnë pa to.

Pecetat e lagura rezultojnë shkaktare të 93 për qind të bllokimeve të kanalizimeve në Britani, një element kyç i pengesave gjigante famëkeqe të njohura si “fatbergs”, apo grumbuj të mëdhenj të ngurtësuar që bllokojnë kanalizimet, sipas organizmit “Water UK” që përfaqëson të gjitha kompanitë e ujësjellësit dhe kanalizimeve në ishull.

Kjo ka detyruar qeverinë dhe industrinë të fokusohen në fushatat bindëse ndaj konsumatorëve për të mos i hedhur ato në sistemin e ujërave të ndotur.

“Jemi duke punuar me prodhuesit dhe shitësit me pakicë të letrave të lagura, që të sigurojnë se etiketimet në paketim të jenë të qarta dhe njerëzit të dinë qartësisht sesi t’i përdorin ato më së miri”, tha një zëdhënës i Departamentit të Mjedisit (DEFRA).

Kryeministrja Theresa May u zotua gjatë janarit të zhdukte “të gjitha mbetjet e shmangshme të plastikës” deri në vitin 2042. Qeveria ka thënë gjithashtu se do të konsultohet mbi faktin nëse duhet apo jo t’i ndalojnë paketimet plastike të shumë produkteve.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.