Nissan tërhiqet nga tregu i automjeteve me naftë në Europë

Prodhuesi japonez Nissan ka njoftuar se gradualisht do të tërhiqet nga tregu i automjeteve me naftë në Europë, në kontekstin e kërkesës më të dobët për naftë, teksa konsumatorët shqetësohen për ngritjen e taksave, si dhe duke marrë në konsideratë ndalimet dhe kufizimet e mundshme në shumë vende, raportoi Reuters.

Një burim i Reuters tha muajin e kaluar se Nissan do të shkurtojë qindra vende pune në fabrikën e saj Sunderland, fabrika më e madhe e automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të rënies së kërkesës për naftë në Europë.

Prodhuesit e makinave po përballen me një goditje globale rregullative mbi emetimet dhe shumë prej tyre kanë filluar të shikojnë drejt automjeteve elektrike në vend të makinave me naftë.

“Së bashku me prodhuesit e tjerë dhe trupat e industrisë mund të shohim rënien progresive të naftës, por ne nuk parashikojmë fundin e saj të papritur në një periudhë afatshkurtër. Në këtë pikë, për shumë konsumatorë, motorët modernë të naftës do të mbeten në kërkesë dhe do të vazhdojnë të jenë të disponueshme në ofertën e Nissan-it për fuqinë motorike”, tha një zëdhënëse e Nissan.

“Në Europë, ku shitjet tona me naftë janë të përqendruara, shtytja jonë e elektrifikimit do të na lejojë të ndërpresim gradualisht naftën nga makinat e pasagjerëve në kohën e rinovimit të automjeteve”, shtoi ajo.

Të dhënat e muajit të fundit treguan një rënie të mprehtë të kërkesës për makina me naftë në Britani, i cila është tregu i dytë më i madh në Europë sa i përket automjeteve.

Nissan ka një partneritet me grupin francez të makinave Renault.

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.