• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Nivelet e dioksidit të karbonit (CO2) kanë arritur vlerat më të larta që mund të kenë pasur gjatë 800,000 viteve të fundit

Nivelet e dioksidit të karbonit (CO2) kanë arritur vlerat më të larta që mund të kenë pasur gjatë 800,000 viteve të fundit

Ne kemi një pamje shumë të qartë sesi ka qenë Toka këto 800,000 vitet e fundit. Njerëzit si ne -Homo sapiens- u zhvilluan rreth 200,000 vjet më parë, por faktet e gjetura në shtresat e akullit, pasqyrojnë detaje të hollësishme të historisë së planetit tonë, shumë kohë më parë se njerëzit të ekzistonin.

Nga shpimet e bëra në mbi 3 kilometra thellësi në shtresat e akullit në Groenlandë dhe Antarktidë, shkencëtarët kanë parë sesi ka ndryshuar temperatura dhe nivelet e dioksidit të karbonit atmosferik nga atëherë deri sot.

Bazuar në ato të dhëna, ne mund të themi që atmosfera dhe ajri që ne thithim, nuk ka pasur kurrë kaq dioksid karboni sa ka sot.

Për herë të parë në historinë e fakteve, vlerat mesatare mujore të dioksidit të karbonit në atmosferë kanë tejkaluar 410 pjesëza për milionë (ppm) në muajin prill, bazuar në studimet e bëra në Pikën e Vëzhgimit Mauna Loa, në Havai.

Faktet e reja nuk janë një koinçidencë – njerëzit kanë transformuar me shpejtësi ajrin që ne thithim, duke shkarkuar dioksid karboni në të, përgjatë dy shekujve të fundit. Në vitet e fundit, ne i kemi çuar nivelet e gazit në vlera të paqëna më parë.

Ky ndryshim ka pasoja të frikshme dhe të pa evitueshme. Studimet tregojnë se nëse nuk kontrollohet, ky trend mund të çojë në dhjetra e mijëra vdekje të lidhura me ndotjen, mund të çojë në rritje të nivelit të deteve, të shkaktojë valë temperaturash përcëlluese dhe stuhi, të cilat shkencëtarët i quajnë pasojë e ndryshimeve klimatike. 

Për më shumë informacion: https://www.weforum.org/agenda/2018/05/earth-just-hit-a-terrifying-milestone-for-the-first-time-in-more-than-800-000-years

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.