• Kreu
  • Lajme nga bota
  • Turizmi është katër herë më i dëmshëm për klimën sesa e mendonim

Turizmi është katër herë më i dëmshëm për klimën sesa e mendonim

Në mënyrë që të ndihmoni në uljen e ngrohjes globale, anullojini ato pushimet përreth botës. Turizmi është zgjeruar kaq shpejt, sa tani zë 8% të gazeve serë që ne shkarkojmë në atmosferë. Kjo llogaritet katër herë më shumë sesa vlerësimet e mëparshme.

Arunima Malik nga Universiteti i Sidneit, Australi dhe kolegët e saj vlerësuan emetimet vjetore të gazeve serë me origjinë nga turizmi, në 160 shtete. Ata thanë se industria emeton rreth 4.5 gigatonë (Gt)dioksid karboni çdo vit.

Vlerësimet e mëparshme varionin nga 1 deri në 2 gigatonë për vit. Vlerësimet e reja të bëra nga skuadra e mësipërme janë më të larta, sepse përveç emetimeve direkte nga transporti i ajrit, përfshinin edhe emetime indirekte. Ato përfshinin emetime nga prodhimi i ushqimit për turistët, të cilët ushqehen bollshëm gjatë pushimeve, shërbime dhe mirëmbajtje e hoteleve dhe suvenirë. Në 2013, kjo shtoi 1-2 gigatonë më shumë.

Për më tepër, gjurma vjetore e karbonit nga turizmi është rritur me shpejtësi, nga 3.9 gigatonë në 2009 deri në 4.5 gigatonë në 2013. “Ne vlerësojmë se skenarët e zakonshëm do të rrisin gjurmën e karbonit nga turizmi në 6.5 gigatonë deri në 2025” thotë Malik.

Një problem pasuror

Turizmi po rritet me pasurimin e njerëzve. Pa u çuditur, Shtetet e Bashkuara janë burimi më i madh i emetimeve nga turizmi, për shkak të udhëtarëve të saj që udhëtojnë diku tjetër dhe njerëzve të tjerë që vizitojnë ShBA-të.

Por shtetet e tjera po e arrijnë shpejt. “Rritja më e madhe është parë në ekonomitë në zhvillim, siç është Kina, India dhe Brazili, pasi qytetarët e pasur kanë tendencën të udhëtojnë në destinacione ekzotike,” thotë Malik.

Në përputhje me këtë, shifrat e publikuara muajin e kaluar nga Organizata Botërore e Turizmit tregojnë se në 2017 kinezët ishin shpenzuesit më të mëdhenj në fushën e turizmit. Ata qarkulluan 258 miliardë dollarë amerikanë, gati dyfishin e 135 miliardë dollarëve të shpenzuar nga amerikanët.

“Të fluturuarit më pak është një rekomandim,” thotë Malik. Por deri më tani dëshira e njerëzve për pushime ekzotike nuk tregon shenja ulje. "Rritja e shpenzimeve të lidhura me turizmin është një përshpejtues më i fortë i emetimeve sesa rritja e prodhimit, ndërtimit ose ofrimit të shërbimeve", thotë Malik. 

Për më shumë informacion: https://www.newscientist.com/article/2168174-tourism-is-four-times-worse-for-the-climate-than-we-thought/

Print

News

Archive of all EEA's news releases.

Top Environment News -- ScienceDaily

Top stories featured on ScienceDaily's Plants & Animals, Earth & Climate, and Fossils & Ruins sections.
Feed not found.

Reuters: Environment

Reuters.com is your source for breaking news, business, financial and investing news, including personal finance and stocks. Reuters is the leading global provider of news, financial information and technology solutions to the world's media, financial institutions, businesses and individuals.

BBC News - Science & Environment

BBC News - Science & Environment

Environment | The Guardian

Latest Environment news, comment and analysis from the Guardian, the world's leading liberal voice

Environmental News Network

Environmental News Network
Feed not found.